E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doris Pack: Vota është e vlefshme, edhe Presidenti e ngatërroi kutinë

26-05-2011 / Gazeta 55

Eurodeputetja gjermane Doris Pack, deklaroi se hedhja e votës në kutinë e gabuar, nuk përbën çështje të mirëfilltë ligjore, por mbi të gjitha logjike. Ajo kujtoi se edhe Presidenti i Republikës kishte ngatërruar kutitë, duke arsyetuar se kjo mund t’i ndodhte kujtdo.
“Për mua është e qartë, se këto vota që janë hedhur në kutitë e gabuara duhet të numëroheshin, pak rëndësi ka nëse është në një kuti apo tjetrën. Për mua kjo nuk është çështje e bazës ligjore, por është logjike. Nëse unë votën time do ta kisha hedhur në kutinë e gabuar, do të kisha qenë e lumtur nëse ajo do të ishte numëruar. Pra, unë bëra aktin e duhur, por jo në kutinë e duhur. Unë mora vesh, se edhe presidenti i Republikës ka ngatërruar kutinë. Pra, kur i ka ndodhur atij, mund t’i ndodhë çdokujt. Pra, çdo votë duhet të numërohet”, deklaroi eurodeputetja Pack.
Për Brukselin, duhet që rezultati i Kolegjit Zgjedhor të pranohet nga të dyja palët.
Në këtë sens, kancelaritë perëndimore kanë apeluar në vazhdimësi për maturi të theksuar politike si dhe rikthimin e besimit tek institucionet që administrojnë procesin si dhe zbatojnë ligjin.

Eduard Kukan, kryetari i delegacionit për Ballkanin
“Çështja u takon institucioneve që kanë kompetencën për këtë dhe që kanë ekspertë juridikë he autoritetin juridik që të bëjnë këtë, pasi ne nuk jemi avokatë dhe ne nuk jemi të specialiste të çështjeve zgjedhore. Çështja është shumë e komplikuar dhe detajuar dhe si e tillë duhet t’i lihet profesionistëve”.

Doris Pack, eurodeputete gjermane
“Për mua është e qartë, se këto vota që janë hedhur në kutitë e gabuara duhet të numëroheshin, pak rëndësi ka nëse është në një kuti apo tjetrën. Për mua kjo nuk është çështje e bazës ligjore, por është logjike. Nëse unë votën time do ta kisha hedhur në kutinë e gabuar, do të kisha qenë e lumtur nëse ajo do të ishte numëruar. Pra, unë bëra aktin e duhur, por jo në kutinë e duhur. Unë mora vesh, se edhe presidenti i Republikës ka ngatërruar kutinë. Pra, kur i ka ndodhur atij, mund t’i ndodhë çdokujt. Pra, çdo votë duhet të numërohet”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›