Uron besimtarët ortodoksë
U.D. i Presidentit, Jakup Krasniqi uroi besimtarët ortodoksë me rastin e Krishtlindjeve.
Nga Express më 06 janar 2011 në ora 13:28
U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi uroi besimtarët ortodoksë me rastin e Krishtlindjes Ortodokse.
“Me rastin e Krishtlindjes Ortodokse, kam kënaqësinë e veçantë t’Ju shpreh urimet e mia më të sinqerta të gjithë besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë”, thuhet në urimin e Krasniqit.
“Gëzuar për shumë mot festën e Krishtlindjes ortodokse, e cila simbolizon ditën e lindjes dhe të forcimit të besimit në Zotin”, vazhdon urimi.
Me 7 janar besimtarët ortodoksë festojnë Krishtlindjet.