Topi ne Studio e Hapur Zgjedhjet e 8 majit nuk shtyhen

Presidenti Bamir Topi në një intervistë për emisionin “Studio e hapur” të Eni Vasilit deklaroi prerë se nuk do të ketë shtyrje të datës zgjedhjeve vendore. Ndërsa opozita deklaron se nuk do të ketë zgjedhje nëse nuk merr garanci që ato do të jenë të lira dhe të ndershme, presidenti tha se pret që partitë politike të garantojne klimën e nevojshme që procesi i 8 majit të shkojë normalisht.
“Si president unë nuk dëshiroj të ve në dyshim zhvillimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë dekretuar nga Presidenti për në datën 8 maj dhe këto zgjedhje do të zhvillohen. Halucinacione nëse mund të ketë ndryshim date, nuk duhet të ketë askush. Unë flas për mënyrën e sjelljes sime institucionale. Të gjithë kanë thënë që do të marrin pjersë dhe unë jam i detyruar të them që pres datën 8 maj kur partitë politike duhet patjetër t’i krijojnë kushte jo vetëm vetes, por qytetarëve për të ndërtuar jo vetëm klimën parazgjedhore, por duhet të ndërtojnë edhe klimën për të administruar ditën e zgjedhjeve dhe rezultatet” tha Topi.
I pyetur për djegien e fletë-votimeve të 28 qershorit 2009 presidenti dha këtë përgjigje: “Gjithmone presidenti flet me gjuhën e ligjit. Edhe këtë proces unë jam shumë i motivuar që ta trajtoj në aspektin ligjor. Mjafton t’i kthehemi ligjit për ta parë, për ta interpretuar. Ky është pozicioni i presidentit”.
Kreu i shtetit tha se ngërci politik njëvjecar ka dhënë efekte në mosmiratimin e disa ligjeve të rëndësishme, disa prej të cilëve lidhen me sistemin e drejtësisë, ai ka ftuar palët të përpiqen për kompromis, ndërsa theksoi se ai është atë nëse palët do të kërkojnë përfshirjen e tij.
“Une nuk bëj apele ‘ejani këtu’. Unë bëj apele që “gjeni kompromis”. Palët dëshirojnë të prezantojnë diçka tek presidenti, unë këtu jam. Jam gjithmonë i pranishëm” tha Topi.
Ndërkohë që maxhoranca ka rrezuar disa emërime të tij në gjykata, presidenti thotë se ai ka zbatuar ligjin në përzgjedhjet që ka bërë.
”Fakti që presidenti ka zbatuar kushtetutën dhe ligjin për këtë punë, unë mendoj që çdo lloj komenti tjetër se cili është intencioni, se cili është komenti, janë jashtë institucionit të presidentit” tha Topi.
Sipas kreut te shtetit njëkohësisht kryetar i KLD-së problemi i drejtësisë sot nuk janë ndërhyrjet politike.
“Ndërhyrjet politike janë gati gati minimale, për të mos thënë inekzistente. Kanë prevaluar gjëra të tjera” tha Topi.
Në këtë intervistë,presidenti Topi foli edhe për bisedimet që pritet të fillojnë mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka dhene opinionin e tij qe keto bisedime teknike të nisin vetëm pasi të jetë qartësuar raporti i Dik Martit.
“Ne kemi inkurajuar të ketë bisedime për çështje teknike. Unë mund të jap një opinion personal, që mbetet i imi si individ, që fillimisht të qartësohen për faktet që ai hedh, që janë inekzistente, pastaj të futen në bisedime. Kjo ka qenë një politikë shumë e rafinuar e qarqeve serbe për të barazuar viktimën me xhelatin” tha Topi.
Kreu i shtetit foli edhe për situaten në Maqedoni. Ai ftoi partitë politike shqiptare atje për bashkëpunim sepse në këtë mënyrë mbrojnë dhe interesat e shqipetarëve në Maqedoni.
Taulanta Boja