Videoja Meta Heq dore nga imuniteti. Prokuroria nis verifikimet

Një ditë pas publikimit të videos kompromentuese që sheh si protagonist ministrin e Ekonomisë, sëbashku me ish- kreun e këtij dikasteri, Dritan Prifti, Ilir Meta deklaron se do te heqë dore nga imuniteti i tij duke u shprehur i gatshëm të hetohet nga organet e drejtësisë. Ndërsa për dorëheqjen Meta tha se do të largohet nga posti në 2013 kur i mbaron mandati. Ai e cilësoi videon një “bllof” politik, me qëllim shantazhimin e tij nga krimi i organizuar.
“Veprimet e mia janë të kristalta. Sot i është nisur zonjës Topalli deklarimi im zyrtar për lënien e imunitetit, që çfarë do të thotë? Do të thotë se në rast se prokuroria dëshiron të hetojë për këto lloj akuzash, për akuza të tjera, nuk do të ketë nevojë kryetarja të mbledhë as komision rregulloreje dhe imuniteti dhe as parlamentpër të kërkuar sqarime dhe për të hequr imunitetin Ilir Metës. Unë e kam të hequr imunitetin sot e përgjithmonë. Unë do ta jap dorëheqjen, e kam premtuar, por në 28 qershor të 2013. ky përgjim i shëmtuar është bërë në kushtet kur një çimkë ka menduar se në momentin që do të mund të lëvizë për çfarëdolloj arsyesh të bëjë një shantazh jo për të luftuar korrupsionin, por për të mbrojtur korrupsion dhe aferat e ndyra. Unë nuk e di se cfarë është ajo 700-shja sepse unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për interpretimin që mund t’i bëhet buzëve të mia. Prej disa javësh unë e kam vënë në dijeni kryeministrin lidhur me shantazhet që më janë bërë përmes gjoja një përgjimi për të bashkëpunuar me organizatorët e gjithë kësaj historie mafioze dhe banale” tha Meta.
Ndërkohë prokuroria e Tiranes ben te ditur se do te nise menjehere verifikimin per vertetesine e videos komprometuese, ku shfaqet kryetari i LSI-se, Ilir Meta dhe ish- ministri i Ekonomise, Dritan Prifti. Organi i akuzes ben te ditur se do te sekuestroje kaseten me pamjet filmike,si dhe do te faktoje autenticitetin e saj. Vetem pas kryerjes se kësaj procedure perfaqesuesit e Prokurorise do te dalin me deklarata publike.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 12 janar 2011 )