E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushqimet me lëvozhgë, dobi për sëmundjet koronare

Autori i Lajmit: red.
Frutat me lëvozhgë ndihmojnë në uljen e lipideve në gjak, mbajnë të shëndosha enët e gjakut
Për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrave frutat me lëvozhgë për një kohë të gjatë nuk u rekomandoheshin personave me sëmundje koronare dhe personave që duan të humbin nga pesha trupore. Para pak kohësh është treguar e kundërta se ata në fakt ndikojnë si mbrojtje nga sëmundjet e zemrës dhe ndoshta edhe nga sëmundja e sheqerit, dhe nëse konsumohen mesatarisht nuk ndikojnë negativisht në peshën trupore.
Kolesteroli që përmban lipoproteina me dendësi të vogël (LDL) llogaritet si kolesteroli “i keq” dhe lidhet me zhvillimin e arteriosklerozës – gjendje e karakterizuar me shtresim në murin e artereve dhe ngushtimin e tyre. Më shumë përgjegjës për këtë janë yndyrat e ngopura me prejardhje shtazore, të cilët ndikojnë përmes rritjes së kolestrerolit në gjak. Është treguar se frutat me lëvozhgë ndihmojnë në uljen e lipideve në gjak, e zvogëlojnë oksidimin e LDL dhe si pasojë e gjithë kësaj i mbajnë të shëndosha enët e gjakut. Besohet se kjo është rezultat i sasisë së lartë të yndyrave mono dhe poli të pangopura, antioksidansëve, materieve fitokimike, vitaminave, mineraleve, folateve dhe aminoacidit arginin. Në shumë hulumtime është treguar se arrat e redukojnë nivelin e kolesterolit dhe konsumimi i arrave lidhet me uljen e incidencës të sëmundjeve koronare. Në një hulumtim konsumimi i një grushti arra, 5 ditë gjatë javës, e ka përgjysmuar rrezikun për sëmundje të zemrës.
Lidhje pozitive mes frutave me lëvozhgë dhe kileve tepër
Yndyrat në ushqim llogariten me shumë energji – ata janë me dy herë më shumë kiloxhula për gram (37kJ), në krahasim me proteinat me 17 kJ/gr dhe karbohidratet me 16 kJ/gr. Megjithatë edhe njerëzit e trashë kanë dobi nga frutat me lëvozhgë, duke mos qenë e shoqëruar me rritje të peshës, në qoftë se konsumojnë sasi të kufizuara, se sa të hanë ushqim të yndyrshëm të procesuar. Disa fruta me lëvozhgë përmbajnë më shumë yndyrna se të tjerat, ndërsa varietet tjera siç janë gështenjat, përmbajnë më pak yndyra.
Frutat me lëvozhgë, disa herë alergji serioze për jetën
Kikirikët – dhe më rrallë arrat braziliane, bajamet dhe lajthitë – mund të shkaktojnë alergji akute te fëmijët e vegjël. Ndonjëherë këto alergji mund ta rrezikojnë jetën. Prandaj fëmijët e vegjël me predispozitë për alergji, duhet të menjanojnë kikirikët dhe lloje tjera të frutave me lëvozhgë.

Përbërja nutritive e frutave me lëvozhgë
Ekzistojnë dallime të vogla në përbërjen e frutave me lëvozhgë. Në përgjithësi përmbajnë:
• Pak yndyra të ngopura.
• Shumë yndyra mono ose poli të pangopura.
• Nuk përmbajnë kolesterol.
• Përmbajnë materie fitokimike, siç janë fitoestrogjenet (izoflavonet) dhe përbërjet e fenolit, acid elagjik dhe flavonide.
• Përmbajnë materie fijëzore.
• Përmbajnë produkte bimore kualitative, duke e përfshirë aminoacidin arginin.
• Vitaminë E, B6, niacin dhe acid folik.
• Minerale të rëndësishme si magnezi, zinku, hekuri, bakri, seleni dhe kalium.

Përjashtime nga rregulli
Pemët me lëvozhgë – duke i përfshirë bajamet, arrat, lajthitë, fistikat, arrat e indisë, arrat braziliane, kikirikët – të gjithë përmbajnë kryesisht yndyra mono të pangopura. Përjashtim janë kokosi dhe frutat e palmave, që përmbajnë shumë yndyra të ngopura. Yndyrat e ngopura lidhen me rrezikun e zmadhuar për sëmundje koronare të zemrës. Megjithatë është treguar se bile edhe yndyrat e ngopura nëse janë me prejardhje bimore (p.sh. vaj kokosi) kur konsumohen në mënyrë tradicionale, së bashku me ushqime tjera bimore (perime) dhe peshk nuk sjellin deri te arterioskleroza.

Ky lajm është publikuar: 20/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›