E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushqime ekuivalente me mishin

Autori i Lajmit: red.
Hulumtimet më të reja hodhën një dritë të re mbi rolin e frutave me lëvozhgë në parandalimin e sëmundjeve të sheqerit dhe nga kjo dalin rekomandimet që vijojnë: Sigurisht, këshilla më e mirë është të merret një grusht fruta të ndryshme me lëvozhgë (9-15 në ditë), sidomos arra dhe bajame. Në vend që të merret biskotë ose copë torte, më mirë është të merrni një grusht fruta me lëvozhgë të papjekura. Kjo u rekomandohet edhe personave, që duan të humbin peshë. Duhet të merren në formë të ushqimit, që përbëhet nga kombinimi i frutave me lëvozhgë dhe ushqim me pak kalori (siç janë perimet) – kjo është mënyrë tradicionale e përgatitjes së ushqimit në Azi. Vegjetarianët dhe njerëzit që nuk hanë mish të kuq, duhet të konsumojnë fruta me lëvozhgë, gati çdo ditë, si zëvendësim i mirë për mishin (në krahasim me përmbajtjen e proteinave, yndyrave, hekurit, zinkut dhe niacinës). Për shembull ½ gotë arra ose ¼ gotë fara ose dy lugë supe puter kikirikësh ose pastë me susam (tahini) janë ekuivalente me një ushqim me mish.

Disa paragjykime dhe mendime të gabuara në lidhje me ushqimet
Paragjykimet dhe mendimet e gabuara që qarkullojnë mes njerëzve në lidhje me ushqimet janë të shumta. Më poshtë po japim disa nga ato:
o Mishi i kuq është më i ushqyeshëm se mishi i bardhë. Ai të jep force.
o Truri dhe mëlçia e viçit janë ushqimet më të mira për fëmijët.
o Peshku i detit është më i dhjamosur se peshku i lumit.
o Peshku nuk të jep fuqi.
o Vaji nuk është aq i yndyrshëm sa gjalpi.
o Disa vajra nuk janë shumë të yndyrshme si p.sh.vaji i lulediellit apo vaji i misrit.
o Vaji i ullirit është me i yndyrshëm se të tjeret se është më i trashë.
o Margarina përmban më pak kalori se gjalpi.
o Gatimi me gjalp është më i mirë për shëndetin dhe i domosdoshëm për fëmijët.
o Zarzavatet jeshile nuk ta mbushin barkun.
o Karrotat janë të mira për sytë.
o Spinaqi të jep forcë sepse përmban hekur.
o Konservat e zarzavateve nuk përmbajnë kalori.
o Biskotat dhe orizi të dobësojnë.
o Mjalti ka veti kuruese.
o Mjalti është i pasur me vitamina.
o Pijet e sheqerosura të japin fuqi.
o Birra ka veti t i shtojë qumështin nënave që kanë fëmijë në gji.
o Vera të forcon.
o Vera dhe birra nuk janë pije alkoolike.
• Rakia është e mirë për sëmundjet e zemrës.
Ky lajm është publikuar: 20/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›