E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj uron mësuesit për festën e 7 Marsit

Pagat e punonjësve do të rriten edhe për vitin 2011. Ministri i arsimit dhe i shkencave Myqerem Tafaj gjatë urimit për ditën e mësuesve deklaroi se për këtë vit rritja do të jetë më shumë se 5-7 përqind. Sipas minsitrit arsimi ynë është në reformat e thella dhe do vazhdojë të reformohet.
 

Ndër të tjera ministri Tafaj deklaroi se rritja e cilësisë së mësimdhënies mbetet ende një sfidë për sistemin tonë arsimor. Ndërkohë që i bëri thirrje maturantëve që të zgjedhin degët e mësuesisë për të studiuar.
 

Në datën 7 mars 1887 është hapur “mësonjëtorja” e parë shqipe në qytetin e Korçës dhe që prej asaj date 7 marsi njihet dhe festohet në të gjithë Shqipërinë si festa e mësuesve.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›