E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura anglishtja rimerr koeficiente te larte

Ndryshime edhe ne rregulloren e zhvillimit te provimeve per maturantet e viteve te kaluara qe kane marre note ngelese ne provimet me zgjedhje

Koeficienti i anglishtes eshte rritur ne 1.3 ose ne 1.4 ne te gjitha deget e shkollave te larta sic publikohet ne faqen e internetit te Ministrise se Arsimit dhe te Shkences. Nderkaq ministri Tafaj ka nenshkruar dy dite me pare nje udhezim qe ndryshon rregulloren persa u perket maturanteve te viteve te kaluara.

Ndryshon koeficienti

Ne koeficientet e rinj te publikuar ne faqen zyrtare te Ministrise se Arsimit dhe Shkences www.mash.gov.al anglishtja rezulton te jete me koeficiente me te larte ne krahasim me koeficientet e publikuar nje jave me pare. Keshtu ne shumicen e degeve lenda e preferuar e viteve te kaluara ka marre koeficient 1.3 dhe 1.4 nderkohe qe ne te gjitha deget e tjera ka marre minimalisht koeficient 1.2.

Ne listen e koeficienteve te shperndare nje jave me pare nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences koeficienti i anglishtes ishte ne shumicen e degeve 1.0 duke perbere surprizen e ketij viti per Maturen Shteterore. Por me sa duket kjo eshte rishikuar ne kuader te prioritetit qe qeveria i ka vendosur prej pese vitesh mesimit te anglishtes nga sa me shume te rinj.

Ndryshime ne rregullore

Nderkaq dje jane percaktuar edhe ndryshimet ne rregulloren e Matures Shteterore persa u perket maturanteve te viteve te kaluara qe kane marre nota ngelese qofte ne provimet e detyruara qofte edhe ne ato me zgjedhje.

Maturanteve te para vitit 2011 nuk u njihet rezultati i provimit ne lenden me zgjedhje ne rast se ne vleresimin e shkallezuar kane marre note nen 4.5. Keta maturante duhet te percaktojne lenden/lendet me zgjedhje qe duhet te japin duke e shenuar ne Formularin A1 te Matures Shteterore 2011 kur nuk kane fituar asnje nga provimet e detyruara D1 dhe D2 dhe ne formularin A1Z te Matures Shteterore 2011 kur kane fituar nje nga provimet e detyruara D1 ose S2. ndash percakton udhezimi i ri i ministrit Tafaj.

Nderkaq per maturantet e vitit te kaluar qe kane marre nje ose dy provime te detyrueshme por qe nuk kane arritur ti marrin provimet me zgjedhje dhe kane deshire te mbajne noten qe kishin duhet te plotesojne formularin e ri. Maturantet e Matures Shteterore 2010 qe nuk kane marre nje ose dy provime te detyruara por kane marre nje ose dy provime me zgjedhje dhe kerkojne ti bartin ato duhet te plotesojne Formularin A1Z. ndash percaktohet ne udhezim.

Lendet qe duhen zgjedhur

Maturantet edhe kete vit duhet te zgjedhin dy lende ndermjet Anglishtes Njohurise per Shoqerine Njohuri per Ekonomine dhe Filozofise ne menyre qe te kene pike maksimale ne te gjitha deget e profilit shoqeror ose Kimi dhe Anglisht ne deget me karakter natyror - bejne te ditur specialistet. Por nderkohe Anglishtja eshte e sigurt qe duhet te perzgjidhet nga te gjithe ata maturante qe kane njohuri te mira ne kete gjuhe. Lenda e dyte qe ata duhet te perzgjedhin duhet te jete ne varesi te shkolles se larte ku duan te vazhdojne e cila nga ana e saj duhet te jete ne varesi te profilit te shkolles se mesme.

Profili shoqeror

Maturantet qe vijne prej shkolles se mesme te pergjithshme profili shoqeror nuk duket se kane mjaft zgjedhje. Te gjitha lendet shoqerore perfshire edhe fakultetet e Ekonomise u japin perparesi Anglishtes Njohurise per Shoqerine Njohurise per Ekonomine dhe Filozofise. Ajo cka eshte e rendesishme sipas specialisteve eshte qe keta maturante jo vetem te zgjedhin dy prej ketyre tri lendeve qe te kene mundesi maksimale por edhe kur te vije dita e perzgjedhjes se degeve universitare ata te perzgjedhin dege shoqerore. Nese nje maturant qe po vijon profilin shoqeror ka deshire te zgjedhe dege me karakter natyror atehere perzgjedhja e Kimise dhe Anglishtes eshte nje ide e mire por gjithsesi kalimi i ylberit i kushton minimalisht 600 pike

Profili natyror

E njejta gje vlen edhe per ata qe vijojne shkollat e mesme te pergjithshme profili natyror sipas specialisteve. Ata duhet qe te perzgjedhin Anglishten dhe Kimine qe te kene perparesi ne te gjitha deget me karakter natyror te universiteteve dhe kur te vije koha per te plotesuar formularin A2 te perzgjedhin dege me karakter natyror. Nese Anglishtja dhe Kimia nuk eshte forca e tyre e vertete atehere Biologjia per deget natyrore te Universitetit te Tiranes Bujqesorit dhe universiteteve te rretheve eshte nje zgjedhje e mire ndersa per te gjithe maturantet qe deshirojne te vijne studimet ne te gjitha universitetit me perjashtim te Universitetit Bujqesor te Tiranes. Fizika shikohet si zgjedhja me e mire.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›