E Diel, 1 Nëntor 2026

"Zaptim nga klane që nuk përfaqësojnë interesin e shumicës"

Më pëlqeu shumë komenti për zilinë. Fatkeqësisht ne shqiptarët jemi të vonuar në shumë gjëra dhe jemi të paktë ne që mendojmë se ndryshimi i Shqipërisë dhe lëvizja drejt demokracisë sjell zhvillim. Sot për sot, Shqipëria është zaptuar nga klanet që s'kanë asgjë të përbashkët me interesat e shumicës. Këta e kanë rreshtuar vendin tonë në listat e zeza me krimin, korrupsionin, pastrimin e parasë, varfërisë, mungesës së kushteve minimale dhe së fundi po mundohen t'i shkarkojnë edhe plehrat e Italisë në oborrin e shtëpisë së fëmijëve shqiptarë. Unë që po shkruaj, jetoj në Arizona USA dhe vetëm nga një lumë më i vogël se Drini furnizohen tre shtete me energji, me një popullsi prej 40 milionë. Ne kemi 10 lumenj dhe nuk furnizojmë dot 40000 familje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›