E Diel, 1 Nëntor 2026

"Krijojnë komisione, që faji të mbetet jetim"

Në saje të një lirie relative që mundëson demokracia jonë fëminore, duke u marrë me shtypin politik 17-vjeçar, edhe një profan ka mësuar se kur qeveria e ka pisk, si me sustë krijon një komision me robotët e liderëve Nr.1. Pastaj me çiltërsinë e filozofisë së Churchillit për komisionet ("Nëse do që një çështje të mos zgjidhet, ngri një komision") profane kristalizon mendimin se sa rrufjanka kanë qenë komisionet tona të tranzicionit. Këtë e dëshmon fakti, sa është numri i tyre dhe sa nga to e kanë çuar problemin deri në zgjidhje. Kjo përgjigje përfundon në një tjetër taktike të dështakëve, në heshtje! Kësaj here Reformën Zgjedhore e kërkojnë kokat e politikës evropiane, ndaj dhe "politologët" tanë do gjejnë variante të rinj allashqiptarçe, për t'i mërzitur të gjithë llogari-kërkuesit derisa të tërhiqen. Kjo tërheqje është qëllimi i punës së këtij komisioni. Tani fajin nuk e kanë kokat Nr.1 të politikes tonë, por e ka komisioni, kupton apo jo? Ai paskësh qenë "i paaftë"! Vallja vazhdon, komisionit i japim një vërejtje, monopolet pasurohen, populli varfërohet. Dhe vijon lista e të vetëvrarëve të ditëve të fundit…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›