E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dhendri me trafikoi vajzen ne Kosove"

Nena akuzon ne sallen e gjyqit "dhendrin" e saj se i ka trafikuar vajzen e saj te mitur me qellim per ta shfrytezuar si prostitute ne Kosove. Gjykata e Krimeve te Renda ka pasur per deshmitare diten e djeshme ne procesin kunder Alman Keres, 50-vjecaren Mira A., e cila ka rrefyer peripecite e te bijes gjate vitit 2006 ne vendin fqinj, ndersa e kishte fejuar dhe nisur me 35-vjecarin e arrestuar. Prokuroria e ka pranuar si deshmitare, nderkohe qe perreth nje ore trupi gjykues, i kryesuar nga Iliriana Olldashi, ka degjuar rrefimin e nenes se S. A., 17 vjece, nga Shkodra, e cila ka bere dhe denoncimin ne ngarkim te te pandehurit. Megjithese priteshin edhe dy deshmitare te tjere, policia nuk ka mundur t'u gjeje vendndodhjet, duke bere qe seanca te perfundonte shume shpejt. Alman Kera akuzohet per vepren penale te "trafikimit te te miturve".
"Rreth dy vjet me pare, ky njeri me ka ardhur ne shtepi, duke kerkuar doren e vajzes time. Pasi e kam pyetur se ku i kishte prinderit dhe pse ishte i vetem, ai me tha se kishte vetem nenen e pamundur, qe gjendej ne Tirane", ka rrefyer Mira A., historine e nje "fejese", qe per pak ka kushtuar shtrenjte. E ndersa ka pranuar lidhjen nepermjet nje darke familjare, pasi si mbleses ishin disa te aferm te tyre. Alman Kera e ka marre vajzen me pas duke celebruar edhe martesen, ndersa ka qendruar per disa muaj ne kryeqytet prane familjes. "Me pas mesova se ishin nisur drejt Kosoves per emigrim dhe jetese me te mire. Pasi vajza ka filluar pune ne Kosove si kameriere, Almani na njofton se vajzen ia kishin rrembyer dhe nuk dinte se ku kishte perfunduar", vijoi rrefimin 50-vjecarja nga Shkodra.
Por 17-vjecarja do te rikthehej ne banese, pasi ishte riatdhesuar nga policia e UNMIK-ut ne Kosove ne fund te vitit 2006, duke rrefyer per prinderit edhe te gjithe peripecite e hequra. "Vajza me tha se Almani kishte tentuar ta nxirrte ne rruge per ta shfrytezuar, duke ushtruar dhune psikologjike dhe fizike", akuzoi 50-vjecarja te pandehurin. Prokuroria ka kerkuar per rrefim ne salle edhe te mituren nga Shkodra, e cila denoncoi te fejuarin per trafikim drejt Kosoves. Alman Kera u arrestua gjate vitit 2006 nga policia dhe ceshtja ndiqet ne Gjykaten e Krimeve te Renda.
Premtimi per jete te mire dhe trafikimi
Ne vitin 2006, cifti i te rinjve zyrtarizon fejesen nepermjet nje darke familjare dhe pas 4 muajve qendrim ne Tirane nisen drejt Kosoves. Ne denoncimin qe ka bere ne polici, 17- vjecarja S. A., ka rrefyer se kishte kundershtuar kete udhetim, pasi i trembej nje trafikimi, por 35-vjecari kishte kembengulur. Vajza ka kaluar nepermjet rruges se malit dhe jo nepermjet pikes kufitare, si klandestine, duke mberritur ne Prishtine, ku ka gjetur dhe nje pune si kameriere. Me pas eshte kercenuar dhe gjendur nen presionin e te fejuarit per te ushtruar zanatin e prostitutes, gje qe ajo e ka kundershtuar, derisa eshte kapur nga policia dhe riatdhesuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›