Ushtarët e Kolonive, Gordon Braun falje historike
Autori i Lajmit: Redaksia
Londër – Kryeministri britanik, Gordon Braun, ka kërkuar për herë të parë ndjesë publike ditën e djeshme ndaj vendit në emër të Britanisë së Madhe që ka dërguar mijëra fëmijë në kolonitë britanike. Kryeministri shprehu keqardhjen e qeverisë për programin e 40 vjetëve më parë për fëmijët e emigrantëve, të cilët shteti i dërgonte ushtarë në vendet e pushtuara. Sipas skemës së lartpërmendur, e cila funksiononte në vitet 1920 – 1960, llogaritet të jenë përfshirë në misionet britanike në Australi dhe Kanada rreth 150 mijë të rinj mes moshave 3 dhe 14 vjeç. Duke folur për televizionin GMTV ditën e djeshme, kryeministri Braun tha se ky program kishte shkatërruar jetët e shumë personave. “Më duhet tu kërkojë ndjesë në emër të një politike të gabuar dhe që zgjati deri në vitet 1960”, - u shpreh Braun. “Do ta shikoni kur të takoni njerëz që u kanë shkuar njerëzit në shërbim, kjo ka shkatërruar shumë nga jetët e tyre. Kjo ka ndryshuar jetët e tyre në një mënyrë të paimagjinueshme”. Shumë nga fëmijët që Britania i dërgoi me shërbim jashtë vendit ishin jetimë të marrë nga jetimoret, por dhe institucionet fetare. Atyre u thuhej se prindërit kishin vdekur, ndërsa prindërve u jepej shumë pak informacion lidhur me të ardhmen e tyre. Të mbijetuarit kanë treguar se si ata ishin ndarë nga prindërit, motrat dhe vëllezërit dhe kishin përjetuar abuzime fizike dhe seksuale nga ata që presupozoheshin të kujdeseshin për ta. Gordon Braun ishte shprehur se ai do të kërkonte ndjesë në emër të shtetit britanik që në nëntor 2009, kur kryeministri australian, Kevin Rud, pranoi dhe kërkoi ndjesë për sa i përket pjesës së tij në këtë “tragjedi për vendin e tij”. Rud tha se kjo ishte një “histori e shëmtuar” dhe një e “keqe e madhe”. Kryeministri australian, duke folur përpara një turme prej 100 vetash të njohur si “Australianët e Harruar” në Kanberra, tha: “Na vjen keq. Na falni që ju morën nga familjet tuaja dhe ju vendosën në institucione ku shpesh u abuzuat”.
Ky lajm është publikuar: 25/02/2010