Vatikani akuzon: “Mafia dhe politika kanë mbërthyer Jugun”
Autori i Lajmit: Redaksia
Romë – Për të zgjidhur çështjen problematike të jugut të Italisë është e nevojshme të “tejkalosh mangësitë e pranishme të klasave drejtuese” dhe të mundësh një herë e përgjithmonë të gjithë mafien, fajtore për helmimin e jetës sociale, e cila prish mendjet dhe zemrat e shumë të rinjve, shkatërron ekonominë dhe shtrembëron fytyrën e vërtetë të Jugut”. Kjo është zgjidhja më e re që Vatikani ka dhënë për zgjidhjen e problemeve të rajonit më të problematik të Italisë. Një dokumenti i ri i lëshuar nga peshkopata italiane, tregon se në Itali është shtuar egoizmi, personal dhe i gjithë shoqërisë, me rrezikun për të penguar zhvillimin politiko-ekonomik të zhvillimit. Një sulm i ashpër është bërë në drejtim të organizatave kriminale, që “këto 20 vitet e fundit ka hedhur rrënjët në të gjithë territorin e vendit”. Konferenca Episkopale Italiane e quajti një dukuri të vazhdueshme krimin e organizuar në Italinë e Jugut, madje e quajti atë “kanceri i vërtetë” i shoqërisë, i cili nuk mund dhe nuk duhet të diktojë kohën dhe ritmin e ekonomisë dhe politikës në jug, duke u bërë pengues i sfidave të sistemit demokratik të vendit, për shkak të kontrollit të territorit, autoritetit shtetëror dhe institucioneve publike. Për peshkopët, "gjatë dy dekadave të fundit, mafiet, kanë zhvilluar aktivitetet e tyre ekonomike, duke huazuar metodat dhe teknikat më të përparuara të kapitalizmit e duke ruajtur kontrollin brutal dhe arkaik në shoqëri. "Kritika i janë bërë dhe sistemit arsimor vendas: “Ne kemi nevojë për një trajtim të qartë të arsimit, pasi që në vitet e para të moshës akademike, fëmijët e shohin mafian si model. Sipas peshkopëve, kjo tregon një mungesë të sensit qytetar që këta dy faktorë ndikojnë direkt në cilësinë e jetës sociale dhe atë politike dhe institucionale, duke sjellë një dëmtim serioz ekonomik, social dhe kulturor të vendit dhe shoqërisë. "Për këtë arsye, - përfundojnë peshkopët, - kisha "ka ardhur për të thënë fjalën e saj, kundër krimit të organizuar, dhe në fjalët e perëndisë. Peshkopët thanë se të rinjtë janë duke paguar çmimin e paaftësisë të klasave në pushtet "dhe pamundësinë e tyre për të goditur krimin e organizuar. "Papunësia, - shkruajnë peshkopët, - njerëzit i prek shumë të rinj dhe është reflektuar kryesisht në njësisë themelore të shoqërisë siç është familja". Edhe pse "kjo nuk është e lehtë për të identifikuar se cilat mund të jenë politikat më të mira të punës në këtë rajon”, - shoqata e peshkopëve italianë thotë se "ne duhet të përqendrohemi në trajnimin profesional. “Të rinjtë e jugut nuk duhet të ndihen të dënuar dhe të pasigurt në të ardhmen e tyre”. Prandaj "fluksi i të rinjve, veçanërisht midis moshës njëzet dhe tridhjetë vjeç, ka vërshuar drejt Italisë Qendrore, Veriore dhe jashtë vendit", një fenomen që sjell ndryshmin e ngjyresave të shoqërisë jugore, e privuar nga burimet më të rëndësishme jetësore. Peshkopata thotë e alarmuar se truri i vendit është larguar përfundimisht duke lënë një boshllëk të madh në fushat e shëndetësisë, arsimit, biznesit dhe angazhimin politik.
Ky lajm është publikuar: 25/02/2010