E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtarët me pagesë,800 kandidatë për 400 vende të lira

 ADI SHKEMBIForcat e armatosura do të rekrutojnë 400 ushtarë të rinj me pagesë brenda vitit 2010. Projekti i qeverisë shqiptare për një ushtri profesioniste, të vogël dhe me pagesë, ka bërë që të ndryshojë skema për rekrutimin e ushtarëve si dhe ana financiare. Ushtarë me pagesëAktualisht Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, numëron 3400 ushtarë profesionistë të cilët paguhen me një pagë që nis nga 26.500 lekë dhe rritet në varësi të vështirësisë së shërbimit dhe vjetërsisë në punë. Gjithashtu, FA ka edhe 1200 ushtarë që kryejnë shërbimin e detyrueshëm, shërbim i cili pushon së funksionuari në shtator të këtij viti. Kolonel Tonin Marku, drejtor i personel-organizimit në Shtabin e Përgjithshëm, thotë për gazetën "Panorama" se deri në fund të 2010 mendohet që numri i ushtarëve me pagesë të jetë 3800. Ndërkohë që sipas projektit të Shtabit, ky numër do të vijë duke u rritur në 4000 në vitin 2011 dhe do të mbetet i njëjtë edhe një vit më vonë. Paraqitja e kandidatëve për ushtarë me pagesë ka nisur në fillim të këtij viti dhe mendohet që për 400 vendet e lira të ketë 700 deri në 800 kandidatë. Sipas kolonel Markut, prioritet do të kenë kandidatët me moshë 22 deri në 24 vjeç. Paga dhe kontrataMe ligjin aktual, ushtarët profesionistë nënshkruajnë me Shtabin një kontratë tre vjeçare me të drejtë ripërtëritje vetëm një herë. Dy kushtet që një ushtar të lërë shërbimin janë mosha, kur ai kalon mbi 30 vjeç dhe pasi përmbyll kontratën prej 6 vitesh. Pas këtij momenti, ai mund të aplikojë për gradat madhore në ushtri. Por sipas një ligji të ri, që pritet të miratohet në Këshillin e Ministrave, do të ndryshohet kontrata dhe paga e ushtarëve me pagesë. Kështu një efektiv i ushtrisë shqiptare do të ketë një kontratë pesë vjeçare, me të drejtë ripërtëritje edhe një herë tjetër. Tonin Marku sqaron gjithashtu edhe ndryshimin e pagës. "Paga e një ushtari profesionist pritet të rritet në 35.000 lekë, kundrejt 26.500 lekë që paguhet sot. Kësaj shume i shtohet vjetërsia në punë dhe vështirësia e detyrës", thekson koloneli i Shtabit të Përgjithshëm. Në total, një efektiv profesionist do t'i kushtojë buxhetit të shtetit 660.000 lekë të reja në vit. PërzgjedhjaUshtarët me pagesë do të kalojnë përmes disa testimesh. Fillimisht një kandidat duhet të plotësojë disa kritere, si shtetësia shqiptare, të jetë 19-30 vjeç, të mos jetë dënuar më parë nga gjykata për vepër penale, nëse është mashkull të jetë mbi 165 cm i gjatë dhe nëse është femër të jetë mbi 161 cm. Gjithashtu kandidati duhet të plotësojë disa dokumente si dëshmi penaliteti, vërtetim nga prokuroria dhe gjykata, raport mjekësor, etj. Pasi vlerësohet se kandidati plotëson kriteret dhe ka të saktë dokumentacionin, i nënshtrohet dy testimeve (testimi fizik dhe ai intelektual) si dhe një interviste. Në përfundim, nëse ai kalon me sukses testimet quhet ushtar profesionist dhe nënshkruan një kontratë provizore me Shtabin e Përgjithshëm. Ndalesa e fundit që kandidati të jetë pjesë e ushtrisë shqiptare është një stërvitje prej 9 javësh në Bunavi të Vlorës. Në përfundim të saj, vlerësuesit thonë fjalën e fundit nëse kandidati është i gatshëm të jetë pjesë e ushtrisë shqiptare. Nëse ai certifikohet nga Shtabi, nënshkruan kontratën që sipas ligjit të ri do të jetë 5 vjet dhe nëse nuk kalon testimin në terren do të paguhet për 9 javët që ka qëndruar në Bunavi dhe largohet.Ushtarët me pagesëKriteret për kandidatët•    Të jetë me shtetësi shqiptare•    Të mos jetë dënuar nga gjykata për vepër penale•    Të mos jetë në ndjekje penale•    Të mos ketë humbur të drejtën e ushtrimit të profesionit ose veprimtarisë në administratën publike me vendim gjykate•    Të jetë në moshën 19- 30 vjeç•    Të ketë kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak aktiv (ose stërvitjen bazë)•    Të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtar profesionist nga SUQU•    Të ketë kaluar me sukses testin fizik dhe atë psikologjik•    Kandidatët e rekrutuar për ushtarë profesionistë, që kanë përfunduar arsimin e lartë, duhet të kryejnë stërviten bazë në Brigadën e Stërvitjes (Bunavi)•    Shtetasit që nuk janë aktualisht në shërbim aktiv, por kanë kryer stërvitjen bazë më parë se 36 muaj duhet të ritestohen e stërviten•    Kandidati për ushtar profesionist të ketë parametrat fizikë të gjatësisë, për djemtë mbi 165 cm dhe vajzat mbi 161 cmDokumentacioni•    Kërkesë me shkrim në të cilën shkurtimisht parashtrohet origjina e familjes, gjendja shoqërore, arsyet për të cilat dëshiron të bëhet ushtar profesionist, njësia apo reparti të cilin do të parapëlqente për të shërbyer, prirjet e tij në fusha të caktuara•    Certifikatë personale me fotografi•    Certifikatë familjare•    Dokument për përfundimin e arsimit më të lartë të kryer•    Dokument për aftësitë profesionale (nëse ka)•    Dëshmia e penalitetit•    Vërtetim se nuk është në proces hetimi nga prokuroria•    Vërtetim se nuk është në proces gjykimi nga gjykata•    Rezultatin e testeve dhe ekzaminimeve mjekësorePërzgjedhja e ushtarëve profesionistëUshtarët profesionistë do të përzgjidhen nga: -shtetasit që kanë përfunduar më parë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, -shtetasit që vazhdojnë shërbimin e detyrueshëm, -shtetasit që kanë përfunduar arsimin e lartë dhe kanë përfunduar stërvitjen bazë në Brigadën e Stërvitjes në Bunavi dhe shtetasit që kanë mbushur moshën për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak aktiv dhe aplikojnë për ushtarë profesionistë.Procedurat e rekrutimitAplikimi i kandidatëve për ushtarë profesionistë do të bëhet në Brigadën e Stërvitjes Bazë, në rastet kur kandidati është duke kryer stërvitjen bazë në shërbimin ushtarak aktiv, repartet e tjera ku shtetasi vijon kryerjen e shërbimit të detyrueshëm, në qendrën e Personel- rekrutimit (Qendrat e Rekrutim- Mobilizimit). Më parë kandidatët duhet të plotësojnë formularin e aplikimit dhe të marrin njoftimin për dokumentet e nevojshme, si dhe marrjen e datës dhe orës së paraqitjes në Qendër.Kontrolli dhe përzgjedhjaProcesi i kontrollit, përzgjedhjes dhe pranimit do të realizohet në Qendrën e Personel- Rekrutimit nga personeli i kësaj qendre dhe personeli tjetër i specializuar, që mund të vihet në dispozicion të saj me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së. Qendra do të bëjë vlerësimin e dokumentacionit të grumbulluar dhe pas seleksionimeve të nevojshme bën edhe njoftimet për paraqitjen.Titullimi dhe emërimi në detyrëMe pranimin e kandidatit për ushtar profesionist, ai nënshkruan një kontratë provizore dhe dërgohet për kryerjen e stërvitjes bazë në Brigadën e Stërvitjes Bazë, e cila pas përfundimit të stërvitjes bën certifikimin e tij. Kandidati që nuk arrin të certifikohet në përfundim të stërvitjes bazë, e përfundon kontratën dhe largohet nga FA, ndërkohë që kandidatët e suksesshëm dërgohen përsëri në QPR, për t'u shpërndarë sipas planit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›