E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtri efektive? Shoqëri që respekton dhe u bindet ligjeve

Një gjë është e sigurt për Gërdecin. Po të kishim ushtri dinjitoze, parazitët dhe hajdutët e politikës, nuk do ta bënin dot atë gjëmë që bënë. Është mëkat i madh që një vend si ne, që ka aq shumë nevojë për opozitë autoritare, nuk ka një ushtri të fortë. Ndoshta me dashje e kanë çuar situatën këtu, hajdutët me kollare që i thonë vetes politikanë.

Ka plot shembuj ushtrish autoritare rrotull. Duke filluar që nga Turqia, me ushtrinë nr.8 më të mirë në botë. Është pjesa më e zhvilluar e popullit turk. Ofron mundësi të mëdha karriere. Dhe ironikja…shumë shqiptarë të përzënë nga trojet e Kosovës dhe Maqedonisë, kanë përfunduar GJENERALË.

Ne jemi shquar që në kohën e turkut për gjeneralë ushtrie, kudo nëpër botë. Karakteri ushtarak na shkon shumë, po të shikosh shembuj të krahasueshëm njësoj me Zvicrën, edhe ata një jetë të tërë mercenarë kanë qenë. Tani ia kanë hip gjithë Evropës për teknologji të zbatuar. Ne nuk jemi as popull filozofo llafologësh. Jemi popull praktik. Të gjitha specializimet teknologjiko-ushtarake na vijnë shumë për shtat.

Xhenio, ndërlidhje, telekomunikacione, trupa këmbësore, artileri. Punë, zanat, të ardhme, edukim etj., etj. Shih ça po humbim prej qiraxhinjve të paaftë që kanë uzurpuar shtetin shqiptar në mënyrën më të keqe të mundshme.

Në Amerikë kam dëgjuar se ushtria hyn e para në universitete për të peshkuar talentet e reja, të cilat i rekruton më pas si kuadro në të ardhmen.

Nuk ka mundësi më të rregullt karriere sesa karriera ushtarake. Të gjitha gradat dhe specializimet janë të vendosura sipas kushteve që zbatohen rigorozisht. Ushtri efektive do të thotë shoqëri që respekton dhe u bindet ligjeve. Po gjejeni cila është mungesa më e madhe mes shqiptarësh - mosrespektimi i ligjeve!!!

Po kanë për t’u bërë naftën mer legena, kush ka me ngel budall, ka për të qëndru në atë farë vendi idiotësh ku tagjia e ofruar si bar i thatë është ushqimi kryesor!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›