Bollano? Duhet të zgjohet ndërgjegjja kombëtare më parë
Te nderuar zonja dhe zotërinj! Turpi dhe faji na ngelet ne shqiptareve për ato që kane ndodhur dhe po ndodhin në keto 18 vitet e fundit, në raportet me fqinjet tane jugore dhe Bollanot që kemi neper kembe ketu në Shqiperi.
Pse? Statistikat e fundit thone që në Greqi jetojne rreth 400,000 shqiptare (ndoshta jane me shume). Prej tyre une (akoma) nuk kam mundur të takoj dike me emrin Astrit, Bardhyl, Arben (te pakten keta ishin disa nga emrat me të perdorur në librat shkollore të epokes komuniste dhe deri diku emra reale). Ata që kam patur rastin të takoj tanime quhen Jorgos, Nikos, Stavris etj., emra greke.
Nuk dua të merrem me arsyet se perse shqiptaret e Greqisë kane emra greke, por ajo që dua të nenvizoj është fakti që ne si popull nuk kemi fare dinjitet (me falni), po fare-fare! Pra, ne jemi vete fajtorë sepse e kemi ulur aq shume kurrizin sa nuk e shohim dot se kush na ka hipur e po hedh valle mbi shpatullat tona.
Duhet të zgjohet ndërgjegjja kombëtare me pare, pastaj të kemi sy e faqe t’i kerkojme llogari ketij Bollanos.
Edhe diçka të fundit. Me sa di unë, emri Gjergj është 100% shqiptar (le të me korrigjojnë ekspertet) dhe nuk gjendet në asnjë prej vendeve fqinj.