Pa shkak, nuk ka vetëvrasje, pra dhe shkaktari duhet ndëshkuar
Problemi i vetëvrasjeve që po diskutohet është shume i rëndësishëm sadopak që do të influencoje në opinion. Po une desha të ndaloja në dy aspekte: së pari, pergjegjesite e shtetit, që ka krijuar keto rrethana dhe, së dyti, kush duhet t’i kerkoje dhe si llogari atij.
E theksoj këtë pasi shumica e vrasjeve jane ato të gjendjeve në kushte teper të veshtira jetese në familje. Referojuni studimeve statistikore të detajuara, për të nxjerre shkakun e ketyre vetëvrasjeve.
Pa shkak, nuk ka vetëvrasje, pra dhe shkaktari duhet ndëshkuar, kushdo qofte ai. Pra shteti, dhe kur them shteti, të gjitha instancat e tij të zgjedhura apo ekzekutive, si dhe organizmat e institucioneve sociale…
Dua të përsëris ate mbylljen e shkrimit, të kesaj rubrike: “Te tjerë njerëz, në pamundësi të përballojnë sfidat e renda, i gjejnë të gatshme “modelet çdo dite në televizione, gazeta e muhabete kafenesh”.
Mire muhabetet e kafeneve nuk i komandojme dot, po të pakten a duhet ndaluar tek ato modele që serviren në terevizione apo në radio e gazeta që i kemi në dore?! Të paken që ketu le ta filloje qeveria apo deri pushteti ligjvënës, për të treguar se mendon për këtë gjëmë që po zhvillohet në familjet shqiptare si të jete skene teatri.
Keto fenomene jane shtuar a me mire jane shumëfishuar, se nuk funksionon shteti me të gjitha. Ku ka shtet ligjor dhe human ka gjithçka. Ne, fatkeqësisht s’kemi asnjërin. Diskutimi kërkon të angazhohen jo thjesht individë, por deri përfaqësues të shtetit, shoqatave apo instituteve të posaçme në mbrojtje të jetës së njeriut në kompleks.