Çfarë do të thotë të jesh i varfër në Shqipëri e Kosovë?
Në vitin 2000 udhëheqësit botërorë parashikuan një vizion të ri për njerëzimin. Nën udhëheqësinë e OKB-së ata u angazhuan që deri në vitin 2015 të zhduknin varfërinë e skajshme dhe urinë dhe të bënin ç’ishte e mundur për të transformuar jetët e më të varfërve në botë, duke garantuar që ata të kenë ushqim, arsimim dhe shërbim shëndetësor më të mirë.
Sipas statistikave më të fundit të Bankës Botërore, rreth 1.5 miliardë vetë në mbarë botën mbijetojë me më pak se dy dollarë në ditë. Ata që jetojnë me më pak se 1 dollar në ditë konsiderohen se jetojnë në varfëri të skajshme.
Në Kosovë, rreth gjysma e popullsisë, 45 për qind, sipas statistikave jeton në varfëri; 15 për qind e tyre në varfëri të skajshme. Në Shqipëri më të varfrit përbëjnë vetëm 3 për qind të popullsisë, por varfëria është problem në zonat e thella dhe ato malore.
Kush është i varfër dhe çfarë do të thotë të jesh i varfër në Shqipëri dhe në Kosovë? Cilat janë shkaqet që çojnë në varfëri? A ka shpresa që kjo pjesë e popullatës një ditë të dalë nga varfëria dhe si?
Këto janë disa nga pyetjet që do të doja të trajtoheshin në mediat tona. Flm!