E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtria amerikane mund te dergoje nje baze lundruese ne Lindjen e Mesme

Gazeta The Washington Post shkruan sot se ushtria amerikane ka ne plan te dergoje nje baze lundruese per ekipe komandosh ne Lindjen e Mesme ku marredheniet me Iranin jane te tensionuara dhe vende te tjera po perjetojne trazira politike.

Numri i sotem i gazetes citon dokumenta te marines amerikane te thone se kjo force e ushtrise ka ne plan ta zhnderroje nje anije te vjeter luftarake ne nje baze lundruese per komandot.

Nje zedhenes marine nuk pranoi te jepte hollesi per planet apo te thoshte se ku ne Lindjen e Mesme do te vendosej baza. Ne artikull thuhet se dokumentat lene te kuptohet se anija mund te vendoset ne Gjirin Persik ku Irani ka kercenuar se do te bllokoje rruget kritike te transportit te naftes ne ngushticen e Hormuzit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›