Perdoruesit e rrjetit social Twitter reagojne ndaj politikave censuruese

Perdorues te rrjetit social Twitter reaguan me shqetesim ndaj lajmit se kjo faqe interneti ka ndryshuar teknologjine e saj ne menyre qe te jete ne gjendje te censuroje mesazhet ne baze shtetesh. Por vete kompania Twitter thote se censura eshte nje mjet per te bere te mundur qe sherbimi i ofruar prej saj te jete i mundur per me shume perdorues nderkohe qe i duhet te perballet me ligjet e vendeve te ndryshme te botes.
Shume njerez kane shprehur shqetesim te thelle mbi mundesine qe angazhimi i Twitterit ndaj lirise se fjales te jete duke u dobesuar gjate perpjekjeve te ketij rrjeti social ne internet per tu perhapur ne shtete te reja me qellimin e zgjerimit te publikut dhe te shtimit te perfitimeve.
Ne Forumin Nderkombetar te Ekonomise ne Davos te Zvicres blogerat dhe gazetaret po dergonin me ane te Twitterit mesazhe mbi zhvillimet e dites prej nje vendi ne mjediset e konferences te kushtuar rrjeteve sociale gje qe tregon se sa i rendesishem kjo faqe e internetit eshte bere si menyre per te shperndare informacionin.
Analisti i Mediave sociale Jeff Jarvis thote se kjo mund te jete nje rruge e tatepjete dhe e rreshqitshme drejt censures.
Une e kuptoj pse Twitteri po e ben nje gje te tille ata duan te fusin sherbimin e tyre ne me teper vende dhe perballen me ligjet e ketyre vendeve. Por ashtu sikunder Google kuptoi ne Kine kur ti behesh agjent i censuruesit fillojne mjaft probleme.
Blogeri Mike Butcher thote se ka filluar qysh tashme nje reagim i ashper i perdoruesve ndaj kesaj levizjeje te kompanise pasi Twitteri shihej si nje nder platformat e pakta te mediave sociale qe nuk censuronin.
shte perdorur shume gjate Pranveres Arabe por edhe ne Rusi ne protestat e fundit kunder zgjedhjeve. shte dicka qe ne nje fare menyre mund edhe ta kishim parashikuar.
Protestues ne sheshin Tahrir te Kairos thone se keto ndryshime te Twitterit do te shkelnin te drejten e tyre te lirise se shprehjes.
Me pare nese Twitteri fshinte nje mesazh te ndonje perdoruesi ai mesazh zhdukej krejtesisht nga interneti kudo ne bote. Ndersa me teknologjine e tyre te re nje mesazh qe eshte i kundraligjshem ne nje shtet mund te shihet ne vende te tjera edhe nese fshihet ne shtetin ku censurohet.
Por ku student egjiptian thote se kjo eshte kundra te drejtave te njeriut dhe se eshte nje sistem qe nuk duhet vendosur ne asnje rrjet social.
Mendoj se ajo qe po ndodh eshte pasoje e asaj qe ndodhi ketu ne Lindjen e Mesme dhe e revolucioneve kudo ne bote. Pra jo vetem ne Shtetet e Bashkuara por kudo ne bote jane te shqetesuar prej mediave sociale dhe prej transmetimeve qe mund te ndikojne tek kongresi parlamenti... kudo.
Twitteri me baze ne San Francisco do te vendose nje njoftim censure sas here qe nje mesazh te fshihet.
Ne realizuam revolucionin qe te fitonim liri ne te gjitha format perfshi ate te medias dhe te rrjetetve sociale. Ata duan te na heqin lirine edhe ne Twitter nje nga teknologjite e fundit. Ne nuk e pranojme nje gje te tille. Si do te mund te shprehim ne kerkesat tona Kjo padyshim do te kete pasoja tek te rinjte pasi esjhte nje menyre komunikimi nje menyre lidhjeje.
Nese Twitteri nuk zbaton ligjet e nje shteti ku kompania ka punonjes ata punonjes mund te arrestohen. Kjo eshte nje arsye pse Twitter nuk mund te hyje ne vende si Kina.