E Diel, 1 Nëntor 2026

Hungaria konfirmon mbështetjen në procesin e liberalizimit të vizave

Balazs: Ne, votë ‘pro’ integrimit të Shqipërisë në listën e bardhë të “Schengen”-it


Shqipëria ecën e sigurt në rrugën e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian dhe për këtë progresi është i prekshëm. Kështu është shprehur ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Balazs, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Ilir Meta. “Hungaria është vetëm 1 prej 27 vendeve manëtare të BE dhe sigurisht vota e saj do jetë ‘pro’ heqjes së vizave”, tha Balazs. Ministri hungarez shtoi se vendi i tij ndjek me vëmendje përpjekjet e integrimit të Shqipërisë në BE dhe realizimi i reformave, tha ai, mbetet kushti kryesor për realizimin e kësaj aspirate mbarëkombëtare. Shefi i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta, në fjalën e tij specifikoi si objektivin parësor të qeverisë “Berisha” liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë, brenda këtij viti. Meta tha se gjatë Presidencës hungareze, do ketë çështje të tjera që do te diskutohen lidhur me integrimin e vendit. Më tej, ministri i Jashtëm Meta nënvizoi se marrëdhëniet Shqipëri-Hungari janë të shkëlqyera. Sipas Metës, marrëveshja ekonomike e nënshkruar sot do jetë në hap për të rritur edhe më shumë marrëdhëniet tregtare mes vendeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›