Papa nuk ka qenë pjesë e Rinisë Hitleriane
Jerusalem - Papa Benedikti i XVI-të nuk ka marrë kurrë pjesë ne Rininë Hitleriane. Këtë fakt e bën të ditur zëdhënësi i Vatikanit, At Federiko Lombardi, i cili hedh poshtë informacionet e shpërndara nga shtypi.
"Uroj që të sqarohen gënjeshtrat e shkruara nga shtypi izraelit dhe ai ndërkombëtar. Papa nuk ka qenë kurrë në këtë lëvizje rinore të lidhur ideologjikisht me nazizmin. Ai është regjistruar kundër vullnetit të tij në një njësi të mbrojtjes antiajrore të ngarkuar me mbrojtjen e qyteteve. Gjithçka është në biografinë e tij", deklaroi At Lombardi.
Zëdhënësi i Vatikanit këmbënguli mbi faktin se në atë kohë Joseph Ratzinger ishte një i ri seminarist që bënte pjesë në një njësi të mbrojtjes antiajrore. Gjatë një periudhe të shkurtër, ai u mbajt i burgosur nga amerikanët, në fund të luftës dhe pas kësaj u kthye në seminar.