E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni takohet me Mubarak

Pas takimit që u zhvillua sot në qytetin Sharm el Shejh, midis presidentit të Egjiptit Husni Mubarak me Kryeministrin italian Silvio Berluskoni, në deklaratën për shtyp të përbashkët, Mubarak deklaroi se në rast se Palestinezt kërkojnë një zgjidhje me dy shtete me Izraelin, atëherë duhet të jenë të bashkuar.

Kryeministri Berluskoni përsëriti mbështetjen për zgjedhjen me dy shtete dhe shtoi se duhet të regjistronin zhvillime në këtë projekt dhe të garantonin sigurinë e Izraelit.

Mubarak deklaroi se një zgjidhje me dy shtete të ndryshme "Një në Gaza dhe tjetri në Sherian Perëndimore nuk do të rezultonte e suksesshme dhe do të gëzonte vetëm palën izraelite.”

Presidenti egjiptian kërkoi që të kishte lëvizje të lirë midis Sheria Perndimore të Izraelit dhe Gazës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›