Drejt Janinës polici i plagosur, asnjë autor për ngjarjen
TIRANË- Polici i qarkullimit rrugor Naim Hyska, i plagosur pak ditë më parë nga persona ende të paidentifikuar është dërguar sot në Janinë pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar.
Efektivi u plagos mbrëmjen e 24 dhjetorit në sy të djalit 12-vjecar, tek zona e 21 Dhjetorit, në Tiranë.
Naim Hyska, 45 vjec u qëllua me armë zjarri në kokë teksa ishte duke qarkulluar me automjetin e tij personal, ndërsa u mbajt 3 ditë në reanimacionin e Spitalit Ushtarak.
Ai është nisur sot drejt Greqisë për një shërbim më të specializuar pasi sic shprehet edhe mjeku që e ndiqte, Hyska ka dëmtime në tru, prandaj edhe gjendja e tij ka ardhur duke u përkeqësuar.
Edhe pse kanë kaluar 3 ditë nga plagosja ende nuk ka të dhëna për autorin ose autorët e ngjarjes. Policia po heton në disa pista, por dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Dyshohen dosjet e vjetra dhe problemet personale