E Shtunë, 31 Tetor 2026

I mungon Cassano

Futbollisti i Milanit, Zlatan Ibrahimovic e pranon se i mungon kolegu i repartit, Antonio Cassano.

Sulmuesi suedez e mirëpret argjentinasin e Manchester Cityt, Carlos Tevez, të cilin e konsideron lojtar të madh, por thotë se sulmuesi italian, i operuar në zemër muaj më parë, është i pazëvendësueshëm.

“Për mua, Tevez është lojtar i madh. Ai do na shtonte kualitetin në ekip, por unë ende jam duke e pritur Cassanon. Më mungon shumë në fushë. Ne luajmë komplet ndryshe pa të dhe unë duhet të bëj më shumë sakrifica. Ai është i pazëvendësueshëm, ndryshe nga të tjerët”, deklaroi Ibra.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›