E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basesku pret voten e rumuneve

Një Rumani e zhgënjyer dhe e pamotivuar do të votojë në një referendum për të vendosur fatin e presidentit të saj. Por më shumë se në fushën politike ky referendum do të varet nga pjesëmarrja e votuesve, pasi që të shpallet i vlefshëm më shumë se 50 përqind e votuesve duhet të japin votën e tyre. “Mendoj që referendumi në këtë pikë ishte bërë i domosdoshëm – thotë një kalimtare në Bukuresht. Nuk e di nëse njerëzit janë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij referendumi dhe nëse do të shkojnë të votojnë. Unë personalisht mund t’ju them që do e bëj, dhe do të votoj për heqjen e presidentit Basesku nga posti i tij. Unë do të qëndroj në shtëpi, thotë një tjetër. Dua të qëndroj larg këtyre iniciative të paligjshme dhe antidemokratike. Për mua është një grusht shteti i maskuar si një referendum. Kryeministri Ponta ka qenë i pari që ka prezantuar në parlament një mocion për largimin e Baseskut nga zyra e presidentit. Mocioni shoqërohej nga akuza të rëndë si shkelje kushtetute. Kjo shihet vetëm si një nga betejat e radhës mes presidentit dhe kryeministrit social demokrat Ponta. Në shtator në Rumani do të mbahen zgjedhjet legjislative dhe parti e Pontës shihet si e favorizuar nga sondazhet. Basesku, i cili erdhi në pushtet në 2004 me premtimin se do të luftonte korrupsionin dhe do të modernizonte vendin, vjen në këtë sfidë me një popullaritet shumë më të ulët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›