E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Australisë Rudd i dërgon mesazh Kryeminstrit Berisha pas takimit në SHBA

Kryeministri i Australisë, zoti Kevin Rudd, i ka dërguar një mesazh Kryeministrit Berisha, vetëm pak ditë pas takimit bilateral të Kryeministrit Berisha dhe Kryeministrit australian Rudd, në New York, gjatë vizitës së Kryeministrit Berisha në SHBA.

Në këtë mesazh shprehet qartë gatishmëria e Kryeministrit australian për të nxitur bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin politik të ndërsjellë.

Në mesazhin e tij, Kryeministri i Australisë, zoti  Rudd, shkruan:

“I dashur zoti Kryeministër

Jam shumë i kënaqur për diskutimin që zhvilluam në New York javën e kaluar.

E çmoj shumë diskutimin mbi situatën ekonomike në Shqipëri  dhe mirëpres rastin për të diskutuar mbi mundësitë e rritjes së investimeve australiane në Shqipëri. Ashtu siç e theksova gjatë takimit tonë, do të vlerësoj me përparësi kompanitë australiane më të rëndësishme në fushën e energjisë dhe burimeve, në interes të Shqipërisë dhe në sigurimin e rritjes së investimeve australiane..

E përshëndes propozimin tuaj për të punuar për hapjen e një ambasade në Australi. Ne do të mirëpresim misionin shqiptar në Canberra.

Ju falënderoj sinqerisht për ftesën tuaj për të vizituar Shqipërinë dhe do ta konsideroj atë plotësisht të realizueshme në një kohe të përshtatshme.  

E  mirëpres  zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona Australisë dhe Shqipërisë.

I juaji sinqerisht,Kevin Rudd”


30/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›