E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, E CILA PREKET NGA NDËRTIMI I SHKOLLËS 9-VJEÇARE, NË BASHKINË KAMËZ (BATHORE

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, E CILA PREKET NGA NDËRTIMI I SHKOLLËS 9-VJEÇARE, NË BASHKINË KAMËZ (BATHORE 6), TIRANË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të         ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe t¸           ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave        

V E N D O S I :

Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga ndërtimi i shkollës  9-vjeçare, në bashkinë Kamëz (Bathore 6), Tiranë. Shpronësimi të bëhet në favor të bashkisë Kamëz Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si pjesë përbërëse e tij, për sipërfaqen 5 000 (pesë mijë) m2, tokë/truall, e vlerësuar me 2 834 (dy mijë e tetëqind e tridhjetë e katër) lekë/ m2, me vlerë të përgjithshme shpronësimi 14 170 000 (katërmbëdhjetë milionë e njëqind e shtatëdhjetë) mijë lekë. Shpenzimet procedurale, në shumën 273 500 (dyqind e shtatëdhjetë e tre mijë e pesëqind) lekë, të përballohen nga bashkia Kamëz. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 14 170 000 (katërmbëdhjetë milionë e njëqind e shtatëdhjetë) mijë lekë, të përballohet nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Shpronësimi të fillojë e të përfundojë brenda muajit gusht 2009. Bashkia Kamëz të bëjë likuidimin e pronarit, brenda afatit të parashikuar në pikën 6, të këtij vendimi. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe bashkia Kamëz për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
15/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›