V E N D I M PER DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.210, DATË 28.4.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LEJIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË PRIVATIZIMIT PËR LËSHIMIN E AUTORIZIMIT TË KALIMIT TË PRONËSISË PËR TROJET E OBJEKTEVE TË PRIVATIZUARA NGA SHOQË
V E N D I M
PëR
DISA NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.210, DATë 28.4.1999, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR LEJIMIN E AGJENCISë KOMBëTARE Të PRIVATIZIMIT PëR LëSHIMIN E AUTORIZIMIT Të KALIMIT Të PRONëSISë PëR TROJET E OBJEKTEVE Të PRIVATIZUARA NGA SHOQëRITë HUAMARRëSE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.8215, datë 9.5.1997, “Për kontrollin financiar të personave juridikë, jobankarë, që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.210, datë 28.4.1999, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Kudo në vendim, emërtimi “… Agjencia Kombëtare e Privatizimit …” të zëvendësohet me “… Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes të Pronave Publik, në Ministrinë e Financave …”.
2. Në pikën 3, pas fjalëve “… Grupi mbikëqyrës dhe administratorët e shoqërive huamarrëse ...” të shtohen “... dhe Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme …”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
14/07/2010