E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PER NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 2, DATË.9.1.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE MËNYRËN E PËRDORIMIT TË FONDIT TË EMERGJENCAVE CIVILE NË QARKUN E SHKODRËS, PËR TË PËRBALLUAR SITUATËN E SHKAKTUAR NGA PËRMBYTJET NATYRORE”

V E N D I M

PëR

NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR. 2, DATë.9.1.2010, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR KRIJIMIN DHE MëNYRëN E PëRDORIMIT Të FONDIT Të EMERGJENCAVE CIVILE Në QARKUN E SHKODRëS, PëR Të PëRBALLUAR SITUATëN E SHKAKTUAR NGA PëRMBYTJET NATYRORE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 7 e 32, të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190 datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shkronja “a”, e pikës 1, të vendimit nr.2, datë 9.1.2010, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“a) Shuma prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh nga fondi rezervë i buxhetit;”.

2. Rimbursimi i shpenzimeve të kryera nga fondi rezervë i buxhetit, të destinuara për fondin e emergjencave civile në qarkun e Shkodrës, do të mbulohet nga:

a) përdorimi i donacioneve monetare, të mbledhura në llogaritë bankare, të çelura për këtë qëllim;

b) fondet e mbetura të papërdorura në programin “Emergjencat civile”, të miratuara për vitin 2010, për Ministrinë e Brendshme.

3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


14/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›