E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE TË PROCEDURAVE TË HOLLËSISHME TË BASHKËPUNIMIT TË SHËRBIMIT PËRMBARIMOR ME AGJENCINË E ADMINISTRIMIT TË PASURIVE TË SEKUESTRUARA DHE TË KONFISKUARA, SI DHE PAGESËN PËRKATËSE PËR SHËRBIMIN E PËRMBARIMIT

V E N D I M

PëR

PëRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE Të PROCEDURAVE Të HOLLëSISHME Të BASHKëPUNIMIT Të SHëRBIMIT PëRMBARIMOR ME AGJENCINë E ADMINISTRIMIT Të PASURIVE Të SEKUESTRUARA DHE Të KONFISKUARA, SI DHE PAGESëN PëRKATëSE PëR SHëRBIMIN E PëRMBARIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 14, pika 4, e 28, pika 4, të ligjit nr.10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, dhe të ligjit nr.8730, datë 18.1.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të përmbarimit gjyqësor”, me propozimin e ministrit të Financave dhe ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

KREU I

EKZEKUTIMI I VENDIMIT Të GJYKATëS PëR SEKUESTRIMIN

E PASURIVE

1. Administratori, i caktuar në vendimin e gjykatës, i dorëzon kërkesën për ekzekutimin e vendimit përmbaruesit gjyqësor, ku ndodhet pasuria që sekuestrohet.

2. Vendimi i gjykatës për sekuestrimin e pasurive vihet në ekzekutim menjëherë, me paraqitjen e kërkesës, dhe duhet të ekzekutohet brenda 5 (pesë) ditëve.

3. Përmbaruesi gjyqësor detyrohet të bashkërendojë, me administratorin, veprimet procedurale që lidhen me vendin, datën dhe orën e ekzekutimit të vendimit, brenda afateve të parashikuara në pikën 2, të këtij kreu.

4. Njoftimi i vendimit të gjykatës për personin zotërues të pasurisë, mbi të cilën është marrë masa e sekuestrimit, është i vlefshëm edhe për procedurën e ekzekutimit.

KREU II

MARRJA Në DORëZIM E PASURISë Së SEKUESTRUAR

1. Inventarizimi dhe dorëzimi i pasurive të sekuestruara, nga përmbaruesi gjyqësor te administratori, dokumentohet me procesverbal, sipas nenit 524, të Kodit të Procedurës Civile, i cili nënshkruhet nga të pranishmit.

2. Procesverbali hartohet nga përmbaruesi gjyqësor në aq kopje sa janë të pranishmit në çastin e inventarizimit dhe dorëzimit të pasurive të sekuestruara.

3. Dorëzimi i pasurisë së sekuestruar, te administratori i pasurisë, shoqërohet me dokumentacionin përkatës ligjor, nëse ka përfshirë dhe librat e llogarisë për shoqëritë tregtare, të cilat përmbaruesi gjyqësor ia kërkon personit zotërues të pasurisë.

4. Për qëllime administrimi, në mungesë të dokumentacionit të lartpërmendur, Agjencia mbledh të dhëna në rrugë zyrtare dhe ia vë në dispozicion ekspertit kontabël, të caktuar prej saj, i cili ia paraqet raportin përkatës kësaj Agjencie.

KREU III

EKZEKUTIMI I VENDIMIT Të GJYKATëS PëR KONFISKIM Të PASURIVE

1. Administratori i pasurisë ia dorëzon kërkesën për ekzekutimin e vendimit të konfiskimit përmbaruesit gjyqësor, të caktuar në vendimin e gjykatës.

2. Për ekzekutimin e vendimit për konfiskimin e pasurive zbatohen rregullat parashikuara në pikat 2 dhe 3, të kreut I, të këtij vendimi.

3. Përmbaruesi gjyqësor urdhëron institucionet përgjegjëse për kalimin e pasurisë në pronësi të shtetit dhe në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, menjëherë pas marrjes së njoftimit të vendimit të konfiskimit.

4. Pasuritë e konfiskuara regjistrohen në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, sipas dispozitave të Kodit Civil.

KREU IV

PAGESAT PëR SHëRBIMIN PëRMBARIMOR

1. Pagesat e shërbimit përmbarimor për ekzekutimin e vendimit të sekuestrimit përcaktohen sipas tabelës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe pjesë përbërëse e tij.

2. Agjencia përjashtohet nga pagesa paraprake e shërbimit për ekzekutimin e vendimit të konfiskimit.

KREU V

DISPOZITA Të FUNDIT

Ngarkohen Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe Shërbimi Përmbarimor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


14/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›