V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.857, DATË 5.8.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN, NË QYTETIN E PESHKOPISË, TË FILIALEVE DHE TË PROGRAMEVE TË STUDIMEVE, TË FAKULTETEVE TË EKONOMISË E TË ADMINISTRIMIT, TË EDUKIMIT DHE TË SHKOLLËS
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.857, DATË 5.8.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN, NË QYTETIN E PESHKOPISË, TË FILIALEVE DHE TË PROGRAMEVE TË STUDIMEVE, TË FAKULTETEVE TË EKONOMISË E TË ADMINISTRIMIT, TË EDUKIMIT DHE TË SHKOLLËS SË LARTË PROFESIONALE, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS, SI DHE PËR MIRATIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT E TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT NË KËTO PROGRAMME STUDIMI, PËR VITIN AKADEMIK 2009-2010”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 1, 11, pika 2, shkronja “b”, 26, 33, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 3, e vendimit nr.857, datë 5.8.2009, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Filiali i Fakultetit të Edukimit do të ofrojë programet e studimit, të ciklit të parë, në:
a) “Matematikë-Fizikë”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në matematikë-fizikë;
b) “Matematikë-Informatikë”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në matematikë-informatikë;
c) “Informatikë-Anglisht”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në informatikë-anglisht;
ç) “Gjuhë-Letërsi-Anglisht”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në gjuhë-letërsi-anglisht;
d) “Biologji-Kimi”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në biologji-kimi;
dh) “Psikologji-Sociologji”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në psikologji-sociologji;
e) “Procese formimi”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në procese formimi.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
26/08/2009