V E N D I M P Ë R NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 825, DATË 29.7.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË VETERINARE, TË UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS, SI DHE MIRATIMIN E KUOTAVE
V E N D I M
P ë R
NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR. 825, DATë 29.7.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR HAPJEN E PROGRAMIT Të STUDIMEVE Të DOKTORATëS, Në FAKULTETIN E MJEKëSISë VETERINARE, Të UNIVERSITETIT BUJQëSOR Të TIRANëS, SI DHE MIRATIMIN E KUOTAVE DHE Të TARIFëS PëR KëTë PROGRAM”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pika 5, e vendimit nr.825, datë 29.7.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë, vijon:
“5. Tarifa e shkollimit për këto programe studimi të doktoratës është 200 000 (dyqind mijë) lekë dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara nga fakultetet përkatëse, të Universitetit Bujqësor të Tiranës.”.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për Universitetin Bujqësor të Tiranës.
3. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA23/12/2009