V E N D I M PËR DHËNIEN NË PËRDORIM AGJENCISË SË PROKURIMEVE PUBLIKE TË DISA MJEDISEVE TË NDËRTESËS (GODINËS) SË ISH-INIMA-s
V E N D I M
PËR
DHËNIEN NË PËRDORIM AGJENCISË SË PROKURIMEVE PUBLIKE TË DISA MJEDISEVE TË NDËRTESËS (GODINËS) SË ISH-INIMA-s
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13, të ligjit nr.8743, datë 23.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D 0 S I:
1. Dhënien në përdorim Agjencisë së Prokurimeve Publike të disa mjediseve, në katin e dytë, të ndërtesës së ish-INIMA-s, në administrim të Këshillit të Ministrave, sipas vendndodhjes së përcaktuar në planimetrinë, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Kryeministria dhe Agjencia e Prokurimeve Publike për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA