E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR DHËNIEN NË PËRDORIM, PA SHPËRBLIM, AKADEMISË SË EDUKIMIT FIZIK DHE SPORTEVE “VOJO KUSHI”, TË MJEDISEVE TË ISH-MENSËS SË STUDENTËVE

V E N D I M

PËR 

DHËNIEN NË PËRDORIM, PA SHPËRBLIM, AKADEMISË SË EDUKIMIT FIZIK DHE SPORTEVE “VOJO KUSHI”, TË MJEDISEVE TË ISH-MENSËS SË STUDENTËVE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 901, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

1. Dhënien në përdorim, pa shpërblim, Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, të mjediseve të ish-mensës së studentëve, (kati përdhes i ndërtesës së konviktit, që ndodhet brenda terrritorit të kësaj akademie), pronë publike, në administrim të Ndërmarrjes Nr.2 të Trajtimit të Studentëve, sha, për ngritjen e Bibliotekës Kombëtare të Sportit.

2. Autorizohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të lidhë aktmarrëveshjen (kontratën) përkatëse me Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

3. Ngarkohen ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›