V E N D I M PËR RISHPËRNDARJE FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E MBROJTJES
V E N D I M
PËR
RISHPËRNDARJE FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E MBROJTJES
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 15, të ligjit nr. 9836, datë 26.11.2007, ”Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në buxhetin e vitit 2008, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, programi “Forcat e luftimit”, të shtohet fondi 126 500 060 (njëqind e njëzet e gjashtë milionë e pesëqind mijë e gjashtëdhjetë) lekë, për përballimin e shpenzimeve të palës shqiptare, pjesëmarrëse në operacionin ushtarak të Bashkimit Evropian, në Republikën e Çadit dhe Republikën e Afrikës Qendrore, (operacioni “EUROFOR Tchad/RCA”), fond, i cili t’i pakësohet programit “Mbështetje e përqëndruar”.
2. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA