E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR DHËNIEN NË PËRDORIM, PA SHPËRBLIM, TË NJË SIPËRFAQEJE, TRUALL, KOMUNITETIT TË SANT’EGIDIO-S (SHOQATË JOFITIMPRURËSE)

V E N D I M

PËR

DHËNIEN NË PËRDORIM, PA SHPËRBLIM, TË NJË SIPËRFAQEJE, TRUALL, KOMUNITETIT TË SANT’EGIDIO-S (SHOQATË JOFITIMPRURËSE)


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 901, të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr.7512, datë 10.8.1991, “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit të Sant’Egidio-s, për selinë dhe veprimtarinë e këtij komuniteti në Shqipëri, të ratifikuar me ligjin nr.9628, datë 30.10.2006, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Dhënien, në përdorim, pa shpërblim, për një periudhë njëzetvjeçare,  të sipërfaqes prej 1 008 (një mijë e tetë) m2, në administrim të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Komunitetit të Sant’Egidio-s (shoqatë jofitimprurëse), për ndërtimin e një qendre të shëndetit mendor, për të pritur dhe rehabilituar persona me probleme të shëndetit mendor.

2. Autorizimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të lidhur dhe zbatuar aktmarrëveshjen përkatëse me Komunitetin e Sant’Egidio-s (shoqatë jofitimprurëse), sipas legjislacionit në fuqi.

3. Autorizimin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për të lidhur kontratën me këtë komunitet.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›