E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR KALIMIN NË PRONËSI NGA ARMO, SHA-JA, TIRANË, BASHKISË URA VAJGURORE TË NJË SIPËRFAQEJE, TRUALL, TË DEGËS SË SHPËRNDARJES SË KARBURANTEVE, URA VAJGURORE, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.208, DATË 16.4.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTR

V E N D I M PËR KALIMIN NË PRONËSI NGA ARMO, SHA-JA, TIRANË, BASHKISË URA VAJGURORE  TË NJË SIPËRFAQEJE, TRUALL, TË DEGËS SË SHPËRNDARJES SË KARBURANTEVE, URA VAJGURORE, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.208, DATË 16.4.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI ARMO, SHA-SË »


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të nenit 3, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Kalimin në pronësi nga ARMO, sha-ja, Tiranë, bashkisë Ura Vajgurore të një sipërfaqeje 3 234 (tre mijë e dyqind e tridhjetë e katër) m2, truall, në zonën kadastrale 3682, me nr. pasurie 3/1, të degës së shpërndarjes së karburanteve, Ura Vajgurore,  për ndërtimin e shkollës së mesme.

2. Në nr.36, të listës, që i bashkëlidhet vendimit nr.208, datë 16.4.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi ARMO, sha-së”, të bëhet ndryshimi përkatës. 

3. Ky ndryshim të reflektohet edhe në vendimin nr.720, datë 30.10.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të bashkisë Ura Vajgurore, të qarkut të Beratit”.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ARMO, sha-ja, bashkia Ura Vajgurore dhe zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›