V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.538, DATË 26.5.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LICENCAT DHE LEJET, QË TRAJTOHEN NGA APO NËPËRMJET QENDRËS KOMBËTARETË LICENCIMIT (QKL) DHE DISA RREGULLIME TË TJERA NËNLIGJORE TË PËRBASHKËTA”
V E N D I M
PëR
DISA NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.538, DATë 26.5.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR LICENCAT DHE LEJET, Që TRAJTOHEN NGA APO NëPëRMJET QENDRëS KOMBëTARETë LICENCIMIT (QKL) DHE DISA RREGULLIME Të TJERA NëNLIGJORE Të PëRBASHKëTA”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 15 e 36, të ligjit nr.10 081, datë 23.02.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në aneksin, që i bashkëlidhet vendimit nr.538, datë 26.5.2009, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime:
1.Shkronja “c”, e pikës 7, lidhur me nënkategorinë I.2.B, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) Afati i marrjes së këtij vendimi është 15 ditë.”.
2. Shronja “b”, e pikës 6, lidhur me kategorinë I.3, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Afati i marrjes së këtij vendimi është 30 ditë.”.
3. Pika 10, lidhur me nënkategorinë II.1.A, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“10. Afati i marrjes së vendimit është 20 ditë.”.
4. Pika 15, lidhur me nënkategorinë II.1.B, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“15. Afati i marrjes së vendimit është 15 ditë.”.
5. Shkronja “b”, e pikës 6, lidhur me veprimtarinë II.2.A.1, të nënkategorisë II.2.A,
ndryshohet , si më poshtë vijon:
“b) Afati i marrjes së vendimit sipas pikës është 15 ditë.”.
6. Pika 12, lidhur me nënkategorinë II.2.B, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“12. Afati i marrjes së vendimit nga institucionet e përcaktuara në pikën 11 më
sipër,është15 ditë.”.
7. Shkronja “b”, e pikës 7, lidhur me veprimtarinë II.3.A.1, të nënkategorisë II.3.A,
ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Afati i marrjes së vendimit është 15 ditë.”.
8. Shkronja “ b”, e pikës 11, lidhur me nënkategorinë II.3.B, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Afati i marrjes së vendimit sipas shkronjës “a”, të pikës 11, më sipër është 15 ditë.”.
9. Shkronja “b”, e pikës 13, lidhur me nënkategorinë II.3.C, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Afati i marrjes së vendimit sipas pikës 13. “a” më sipër është 10 ditë.”
10. Shkronja “c”, e pikës 8, lidhur me nënkategorinë II.5.A, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) Afati i marrjes së vendimit nga këto institucione të tjera është 15 ditë.”.
11. Shkronja “b”, e pikës 12, lidhur me veprimtaritë II.5.B.1 dhe II.5.B.2, të nënkategorisë II.5.B, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Afati i marrjes së vendimit është 15 ditë për veprimtarinë me kodin II.5.B.1 dhe 10 ditë për veprimtarinë me kodin II.5.B.2.”.
12. Shkronja “b”, e pikës 17, lidhur me nënkategorinë II.5.C, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Afati i marrjes së vendimit është 10 ditë.”.
13. Shkronja “ b”, e pikës 9, lidhur me nënkategorinë II.6.B, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Afati i marrjes së vendimit është 15 ditë”.
14. Shkronja “ b”, e pikës 9, lidhur me nënkategorinë II.7.B.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Afati i marrjes së këtij vendimi është 15 ditë”
15. Shkronja “ b”, e pikës 13, të Aneksit 1, lidhur me në nënkategorinë III.2.B ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Afati i marrjes së vendimit është 10 ditë.”.
16. Shkronja “b”, e pikës 5, lidhur me kategorinë III.3, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Afati i marrjes së vendimit është 20 ditë.”.
17. Shkronja “ b”, e pikës 6, lidhur me kategorinë VII.1, ndryshohet, si më poshtë
vijon:
“b) Afati i marrjes së këtij vendimi është 10 ditë.”.
18. Shkronja “b”, e pikës 6, lidhur me kategorinë VII.2, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Afati i marrjes së këtij vendimi është 10 ditë”
19. Shkronja “b”, e pikës 7, lidhur me nënkategorinë IX.1.A, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Afati i marrjes së vendimit është 2 javë.”.
20. Shkronja “a” ,e pikës 11, lidhur me nënkategorinë IX.1.B, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) Afati i marrjes së vendimit nga institucioni tjetër është 15 ditë.”.
21. Shkronja“c”, e pikës 8, lidhur me nënkategorinë X.1.B, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) Afati i marrjes së këtij vendimi është 10 ditë.”.
22. Shkronja“c”, e pikës 8, lidhur me nënkategorinë X.2.B, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) Afati i marrjes së këtij vendimi është 10 ditë.”.
Ky vendim hyn në fuqi me botimin në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2010.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA29/12/2009