E Shtunë, 31 Tetor 2026

v e n d i m Për HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT “MASTER I NIVELIT TË PAR˔, NË UNIVERSITETIN POLITEKNIK TË TIRANËS, DHE PËR MIRATIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT E TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT NË KËTO PROGRAME STUDIMI

v e n d i m 
Për
HAPJEN E PROGRAMEVE Të STUDIMIT “MASTER I NIVELIT Të PARë”, Në UNIVERSITETIN POLITEKNIK Të TIRANëS, DHE PëR MIRATIMIN E KUOTAVE Të PRANIMIT E Të TARIFëS Së SHKOLLIMIT Në KëTO PROGRAME STUDIMI
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1.      Hapjen, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, të Universitetit Politeknik të Tiranës, të programeve të studimit “Master i nivelit të parë”, si më poshtë vijon:
 
a)     “Tekstil dhe stilim mode”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë, MNP, në tekstil dhe stilim mode”;
 b)  “Planifikimi i sistemeve të transportit, menaxhimi i trafikut dhe siguria rrugore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë, MNP, në planifikimi i sistemeve të transportit, menaxhimi i trafikut dhe siguria rrugore”.
2.      Programet e studimeve “Master i nivelit të parë” realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit.
 
3.      Këto programe studimi të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
 
4.      Kuotat e pranimeve në këto programe “Master i nivelit të parë”, në Universitetin e Tiranës, për vitin akademik 2009-2010, të jenë, si më poshtë vijon:
 

a)

“Tekstil dhe stilim mode”

25;

b)

“Planifikimi i sistemeve të transportit, menaxhimi i trafikut dhe siguria rrugore”

 
25.

 
5.      Tarifat vjetore të shkollimit për studentët, që do të regjistrohen me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, të jenë, si më poshtë vijon:
 

a)

“Tekstil dhe stilim mode”                             60 000

 lekë;

b)

“Planifikimi i sistemeve të transportit,          75 000   menaxhimi i trafikut dhe siguria rrugore”

 lekë.

 
6.      Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi.
 
7.      Kuotat e pranimeve në programet e studimit “Master i nivelit të parë”, sipas pikës 4, të këtij vendimi, që mbeten të parealizuara, rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
 
8.      Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për Universitetin Politeknik të Tiranës.
 
9.      Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA29/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›