E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I LINJËS 400 KV TIRANë – PODGORICË, NË QARKUN E SHKODRËS

V E N D I M
PëR
SHPRONëSIMIN, PëR  INTERES  PUBLIK, Të PRONARëVE Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA  NDëRTIMI  I  LINJëS  400  KV  TIRANë – PODGORICë, Në QARKUN E SHKODRëS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e  ministrit të Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i linjës 400 kv Tiranë – Podgoricë, në qarkun e Shkodrës, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi .
2. Shpronësimi të bëhet në favor  të OST, sha-së.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në lekë, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 9 387 (nëntë mijë e treqind e tetëdhjetë e shtatë) m², tokë bujqësore, truall, tokë pyjore, livadhe dhe kullota, banesa e kultura bujqësore, vlerësuar në shumën e përgjithshme 76 258 044 (shtatëdhjetë e gjashtë milionë e dyqind e pesëdhjetë e tetë mijë e dyzet e katër)  lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 76 258 044 (shtatëdhjetë e gjashtë milionë e dyqind e pesëdhjetë e tetë mijë e dyzet e katër)  lekë, të përballohet nga fondet e OST, sha-së.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në shumën 1 207 000 (një milion e dyqind e shtatë mijë) lekë, të përballohet nga OST, sha-ja, si subjekt kërkues i këtij shpronësimi.
6. Shpronësimi të përfundojë brenda vitit 2009.
7. Mënyra e pagesës të bëhet pas paraqitjes së dokumenteve të pronësisë, sipas ligjit nr.8561, datë 22.12.1999.
8. Punimet për ndërtimin e linjës 400 kv Tiranë – Podgoricë, në qarkun e  Shkodrës, të përfundojnë  brenda  vitit 2010.
9. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe OST, sha-ja, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare” .
K R Y E M I N I S T R I
SALI  BERISHA29/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›