V E N D I M PËR HAPJEN E PËRFAQËSISË DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NË NEW DEHLI, INDI
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PËRFAQËSISË DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NË NEW DEHLI, INDI
Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs, të pikës 1, të nenit 15, tё ligjit nr.9095, datё 3.7.2003, “Pёr shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe tё ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit tё Punëve të Jashtme, Kёshilli i Ministrave
V E N D O S I:
8. Hapjen e përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në New Dehli, Indi.
9. Shpenzimet për hapjen e kësaj përfaqësie, për muajt nëntor dhe dhjetor, në shumën 31 415 (tridhjetë e një mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) euro, të përballohen nga buxheti i vitit 2007, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme.
10. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme pёr zbatimin e kёtij vendimi.
Ky vendim hyn nё fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA