V E N D I M PËR MIRATIMIN E FONDIT TË SHPENZIMEVE, PËR VITIN 2008, TË ENTIT RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E FONDIT TË SHPENZIMEVE, PËR VITIN 2008, TË ENTIT RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA
Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs dhe tё pikës 1, nenit 11, tё ligjit nr.8102, datё 28.3.1996, “Pёr kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, tё ndryshuar, me propozimin e ministrit tё Financave, Kёshilli i Ministrave
V E N D O S I:
3. Miratimin e fondit të shpenzimeve të Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, për vitin 2008, në shumën 24 095 500 (njëzet e katër milionë e nëntëdhjetë e pesë mijë e pesëqind) lekë, sipas pasqyrës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Ngarkohet Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura pёr zbatimin e kёtij vendimi.
Ky vendim hyn nё fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA