V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “SKAVIC˔, NË LUMIN DRIN I ZI, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “SKAVICË”, NË LUMIN DRIN I ZI, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit “Skavicë”, në lumin Drin i Zi, nga kuota 441-285 m mbi nivelin e detit, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
2. Miratimin e bonusit prej 10 për qind të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “TGK Skavica Srl”.
3. Vendimi nr.299, datë 6.5.2005, i Këshillit të Ministrave, “Për fillimin e procedurës së ndërtimit me koncension, të formës “BOT”, për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, sipas propozimit të pakërkuar”, shfuqizohet.
4. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA