V E N D I M P Ë R DISA SHTESA NË VENDIMIN NR. 825, DATË 29.7.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË VETERINARE, TË UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS, SI DHE PËR MIRATIMIN E KUO
V E N D I M
P ë R
DISA SHTESA Në VENDIMIN NR. 825, DATë 29.7.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR HAPJEN E PROGRAMIT Të STUDIMEVE Të DOKTORATëS, Në FAKULTETIN E MJEKëSISë VETERINARE, Të UNIVERSITETIT BUJQëSOR Të TIRANëS, SI DHE PëR MIRATIMIN E KUOTAVE DHE Të TARIFëS PëR KëTë PROGRAM”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 4, të vendimit nr.825, datë 29.7.2009, të Këshillit të Ministrave, shtohen pikat 4/1 e 4/2, me këto përmbajtje:
“4/1. Për kandidatët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë përcaktohen 5 (pesë) kuota, të cilat administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në përputhje me kërkesat e institucioneve përkatëse zyrtare të vendeve nga vijnë kandidatët.
4/2. Kuotat e paplotësuara rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.”.
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA25/11/2009