E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR HAPJEN E FILIALIT TË UNIVERSITETIT “UFO UNIVERSITY”, NË QYTETIN E BERATIT

V E N D I M 

PËR

 HAPJEN E FILIALIT TË UNIVERSITETIT “UFO UNIVERSITY”, NË QYTETIN E BERATIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 1, 11, pika 2, shkronja “b”,  26, 33, 44 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

8.     Hapjen, në qytetin e Beratit, të filialit të Fakulteve të Shkencave Shoqërore dhe të Shkencave të Aplikuara, si pjesë përbërëse e universitetit privat “UFO University”, Tiranë.

9.     Hapjen e programeve të studimit të ciklit të parë, në formë  e studimeve me kohë të plotë, në:

a.     “Shkenca politiko-administrative”;

b.     “Psikologji e përgjithshme”;

c.     “Shkenca të komunikimit”;

ç)  “Financë bankë”.

10.   Këto programe studimi të jenë të njëjta me programet e studimit, që universiteti privat “UFO University” ofron në selinë qendrore të tij, në Tiranë. Ato do të realizohen me 180 kredite dhe kohëzgjatja e tyre do të jetë tri vite akademike. Në përfundim të programeve të studimeve lëshohet diploma e nivelit të parë (DNP), përkatësisht, në:

a.     “Shkenca politiko-administrative”;

b.     “Psikologji e përgjithshme”;

c.     “Shkenca të komunikimit”;

ç)  “Financë bankë”.

11.   Hapjen e programeve të studimit, “Master i nivelit të parë”, në:

a.     “E drejtë tregtare”;

b.     “E drejtë private”;

c.     “Shkenca penale”.

12.   Këto programe studimi të jenë të njëjta me programet e studimit, që universiteti privat “UFO University” ofron në selinë qendrore të tij, në Tiranë. Ato do të realizohen me, së paku, 60 kredite. Në përfundim të programeve të studimeve lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë” (MNP), përkatësisht, në:

a.     “E drejtë tregtare”;

b.     “E drejtë private”;

c.     “Shkenca penale”.

13.   Ngarkohet universiteti privat “UFO University”, që, për çdo program studimi, sipas pikës 2, të këtij vendimi, të sigurojë, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit, pas vitit të parë, nga një personel akademik, me kualifikimet e nevojshme.

14.   Universiteti privat “UFO University” ta fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit të përcaktuara në pikat 2 e 4, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se dy javë para fillimit të veprimtarisë mësimore, lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Ministri e lëshon lejen pasi vlerëson se institucioni mësimor ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij për këtë qëllim.

15.   Ndryshimet në vendndodhje, plane, forma studimi dhe programe, si dhe në elemente të tjera, të miratuara, bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

16.    Universiteti privat “UFO University” duhet t’i nënshtrohet procesit të akreditimit të këtyre programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.

17.   Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA

 


18/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›