V E N D I M PËR KTHIMIN NË FOND BANESASH TË DISA OBJEKTEVE TË ISH-KOMBINATIT TË TEKSTILEVE TË PAMBUKTA, NË TIRANË, TË NDËRMARRJES MEKANIKE-TEKSTILI, TIRANË, DHE TË ISH-SHKOLLËS SË PARTISË, TIRANË
V E N D I M
PËR
KTHIMIN NË FOND BANESASH TË DISA OBJEKTEVE TË ISH-KOMBINATIT TË TEKSTILEVE TË PAMBUKTA, NË TIRANË, TË NDËRMARRJES MEKANIKE-TEKSTILI, TIRANË, DHE TË ISH-SHKOLLËS SË PARTISË, TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Objektet e ish-Kombinatit të Tekstileve të Pambukta, Tiranë, të Ndërmarrjes Mekanike-Tekstili, Tiranë, të ish-Shkollës së Partisë, Tiranë, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, t’i kalojnë Entit Kombëtar të Banesave për fond banesash.
2. Enti Kombëtar i Banesave të bëjë privatizimin e këtyre objekteve për personat, të cilët i kanë aktualisht në përdorim, sipas akteve, ligjore dhe nënligjore, në fuqi.
3. Enti Kombëtar i banesave të bashkëpunojë me ish-Kombinatin e Tekstileve të Pambukta, Tiranë, me Ndërmarrjen Mekanike-Tekstili, Tiranë, dhe njësinë bashkiake nr.11, Tiranë, për saktësimin e listave përkatëse.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Enti Kombëtar i Banesave, njësia bashkiake nr.11, Tiranë, dhe ish-Kombinati i Tekstileve të Pambukta, Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
18/06/2009