E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR HAPJEN E PËRFAQËSISË DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË LISBONË, PORTUGALI

V E N D I M

PËR

HAPJEN E PËRFAQËSISË DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË LISBONË, PORTUGALI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të  nenit 15, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen e përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqpërisë në Lisbonë, Portugali.

2. Shpenzimet për hapjen e kësaj përfaqësie të përballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme.

3. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›