V E N D I M PËR HAPJEN E PËRFAQËSISË DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË TALIN, ESTONI
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PËRFAQËSISË DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË TALIN, ESTONI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 15, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
4. Hapjen e përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në Talin, Estoni.
5. Shpenzimet për hapjen e kësaj përfaqësie të përballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme.
6. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA