V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, MASTER I NIVELIT TË PARË NË MËSUESI, PËR ARSIMIN E MESËM, ME KOHË TË PLOTË, SI DHE MIRATIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT E TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT NË KËTO PROGRAME, NË UNIVERSITETIN E TIRANËS, NË VITIN AKAD
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, MASTER I NIVELIT TË PARË NË MËSUESI, PËR ARSIMIN E MESËM, ME KOHË TË PLOTË, SI DHE MIRATIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT E TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT NË KËTO PROGRAME, NË UNIVERSITETIN E TIRANËS, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen, në Universitetin e Tiranës, të programeve të studimit, master i nivelit të parë në mësuesi, për arsimin e mesëm, sipas fakulteteve, si më poshtë vijon:
a) Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja:
i) Në lëndën “Gjuhë angleze”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për arsimin e mesëm, në lëndën gjuhë angleze;
ii) Në lëndën “Gjuhë frënge”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për arsimin e mesëm, në lëndën gjuhë frënge;
iii) Në lëndën “Gjuhë gjermane”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për arsimin e mesëm, në lëndën gjuhë gjermane;
iv) Në lëndën “Gjuhë italiane”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për arsimin e mesëm, në lëndën gjuhë italiane.
b) Në Fakultetin Histori-Filologji:
i) Në lëndët “Gjuhë-Letërsi”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për arsimin e mesëm, në lëndët gjuhë-letërsi;
ii) Në lëndën “Histori”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për arsimin e mesëm, në lëndën histori;
iii) Në lëndën “Gjeografi”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për arsimin e mesëm, në lëndën gjeografi.
c) Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës:
i) Në lëndën “Kimi”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për arsimin e mesëm, në lëndën kimi;
ii) Në lëndën “Biologji”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për arsimin e mesëm, në lëndën bilogji;
iii) Në lëndën “Fizikë”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për arsimin e mesëm, në lëndën fizikë;
iv) Në lëndën “Matematikë”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për arsimin e mesëm, në lëndën matematikë.
2. Programet e studimeve, master i nivelit të parë në mësuesi, për arsimin e mesëm, realizohen me 60 kredite dhe zgjatja normale e tij është një vit.
3. Kuotat e pranimeve në programet, master i nivelit të parë në mësuesi, për arsimin e mesëm, në Universitetin e Tiranës, për vitin akademik 2008-2009, të jenë, si më poshtë vijon:
a) Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja:
i) në lëndën gjuhë angleze 180;
ii) në lëndën gjuhë frënge 80;
iii) në lëndën gjuhë gjermane 80;
iv) në lëndën gjuhë italiane 120.
b) Në Fakultetin Histori-Filologji:
i) në lëndën gjuhë-letërsi 120;
ii) në lëndën histori 100;
iii) në lëndën gjeografi 100;
c) Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës:
i) në lëndën biologji 60;
ii) në lëndën kimi 30;
iii) në lëndën fizikë 60;
iv) në lëndën matematikë 40.
4. Universiteti i Tiranës shpërndan kuotat e vëna në dispozicion në masën jo më pak se 30 për qind, për studentët, që kanë përfunduar, të paktën, ciklin e parë të studimeve në institucionet e tjera të arsimit të lartë, dhe jo më shumë se 70 për qind, për ata që i kanë përfunduar këto studime pranë tij. Në rastet kur nuk ka kandidatë nga institucionet e tjera të arsimit të lartë, që plotësojnë kriteret, atëherë Universiteti i Tiranës ka të drejtë ta plotësojë kuotën e vënë në dispozicion me studentët, që janë diplomuar në të. Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve, të përcaktuara nga njësitë kryesore të Universitetit të Tiranës, bëhen publike.
5. Tarifa vjetore e shkollimit për studentët, që do të regjistrohen me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, të jetë sipas pikës 7/b/ii, të vendimit nr.1337, datë 10.10.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë për programet e studimit të ciklit të dytë dhe master i nivelit të parë, me kohë të plotë, si dhe tarifat e shkollimit për këto programe, të miratuara për vitin akademik 2008-2009”.
6. Kandidatët, që u përkasin shtresave sociale, si: të verbër, të shurdhër, invalidë, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, studentë me aftësi të kufizuara, fëmijë romë apo fëmijë të policëve, të rënë ose të plagosur, për shkak të detyrës, të të ish-të përndjekurve politikë, që do të fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi, master i nivelit të parë në mësuesi, në institucionet publike të arsimit të lartë, të paguajnë 50 për qind të tarifës së shkollimit.
7. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi.
8. Në çdo program studimi, në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, studentët e shkëlqyer nga cikli i parë dhe nga cikli i dytë, nuk e paguajnë tarifën e shkollimit në vitin pasardhës. Në programet e studimit, master i nivelit të parë në mësuesi, për arsimin e mesëm, për lëndët fizikë, matematikë apo kombinimet e tyre, me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, studentët me mesatare të ciklit të parë jo më ulët se nota 8 (tetë) nuk paguajnë tarifën e shkollimit.
9. Kuotat e pranimeve në programet e studimit, master i nivelit të parë në mësuesi, për arsimin e mesëm, sipas pikës 3, të këtij vendimi, që mbeten të parealizuara, rishpërndahen sipas institucioaneve publike të arsimit të lartë dhe programeve të ndryshme të studimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
10. Këto programe studimi të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.
11. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar për Universitetin e Tiranës.
12. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
17/10/2008